Reforma e re në sistemin parauniversitar do të prekë të gjithë sistemin arsimor, kjo ka qënë kryefjala e konferencës së zhvilluar për reformën në sistemin parauniversitar. Në këtë konferencë ministrja e arsimit Lindita Nikolla ka deklaruar se reforma në arsim është një proces kompleks dhe do të vendoset një model korrikular sipas standardeve europiane.
 
“Reforma e re do të prekë të gjithë sistemin arsimor. Reforma në arsim është një proces kompleks. Do të vendosim një model kurrikular sipas standarteve europiane”, deklaroi  Nikolla.

Reformat korrikulare i vijnë në ndihmë nxënësve duke i nxitur ata për të zhvilluar më mirë burimet vetjake. Ministrja Nikolla ka pohur se Shqipëria do të mund të përfitojë jo pak nga mënyra se si është konceptuar korrikula e arsimit parauniversitar në Kosovë, por edhe e përafruar edhe me vendet e Bashkimit Europian.
 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)