Durrës/ Reforma e ujit, Balluku me krerët e bashkive: Jini seriozë, miliona euro dëm! Kruja raporton shifra të pavërteta, Bashkia Durrës konsumon ujë më shumë se një hotel

DURRËS-Situata me menaxhimin e ujit të pijshëm në Qarkun e Durrësit është shumë e rëndë në drejtim të arkëtimit dhe humbjeve në rrjet. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e qarkut të Durrësit, ku ka diskutuar për reformën e ujit.  Ministrja tha se Durrësi është në një situatë specifike dhe kërkoi nga kryebashkiakët që situata të merret më seriozisht.

"Qarku i Durrësit është ndër qarqet më të mëdha. Numri i lidhjeve është 95.821.  Në Bashkinë e Durrësit 75.6% ka qenë mosarkëtimi në vitin 2020, ndërsa në vitin 2021 mbi 80%. Kemi një rritje të ujit të papaguar në Bashkinë Durrës me 5.15%.  Sa i përket Krujës është komplet një numër aspak i vërtetë.  88.3% në 2021 si normë arkëtime ndërkohë në verifikimet tona është pak mbi 43% .  Totali i papaguar për qytetin e Durrësit është mbi 70 milionë euro, ndërsa për Krujën është mbi 7 mln euro", tha Balluku.

Një kritikë e kishte edhe për kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako

"Mendoni se harxhoni ju më shumë si institucion i Bashkisë Durrës apo në një hotel. Mund të ma sqaroni kryetare. 149 metra kub në muaj ndërkohë që një biznes privat si hotel vetëm 13 metra kub.  Është një situatë që kërkoj të merret seriozisht nga kryetarët e bashkisë. Kjo s'ka më lidhje me drejtorët e ndërmarrjeve.  Unë e njoh dhe e kuptoj shumë mirë problematikën e Durrësit por duhet pasur kujdes", tha ministrja.

Në takim ishin edhe kryetarët e Bashkive Kavajë dhe Rrogozhinë të Qarkut Tiranë. 

"Normat e arkëtimit në Kavajë në 2021 është 24.9( dhe në 2020 ka qenë 31%, keni një rënie. Ndërkohë Rrogozhina është 64.4%, ka një përmirësim të lehtë. Gjithë ujin e Rrogozhinës ju ia faturoni shtetit. Keni zgjedhur që shteti të jetë bamirës në këtë rast”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se Qeveria i ka paralajmëruar më herët kryetarët e bashkive në të gjithë vendin për atë që Kryeministri Rama e ka quajtur situata e tmerrshme e arkëtimeve nga ana e ujësjellësve në vend. Në një mbledhje të posaçme më 29 tetor Rama i paralajmëroi kryebashkiakët se Qeveria qendrore do të ndërhyjë në situatën skandaloze që është me ujësjellësit në vend dhe i kërkoi atyre të mos ndërhyjnë me argumentin se janë autonomë.

Duke e konsideruar 'gangrenë' të gjithë sektorin, Rama edhe këtë herë e kishte shembullin negativ, duke 'kryqëzuar' Vlorën dhe Kavajën, ndërkohë që veçoi si pozitive Korçën dhe Pogradecin. Ai theksoi se abuzimi më i madh bëhet nga bizneset dhe jo nga familjet në nevojë.

Piramida që gllabërojnë para i cilësoi ai ndërmarrjet e ujësjellësve në vend, duke i kujtuar kryebashkiakëve se deri më tani janë investuar 1.2 miliard euro, një shifër kjo shumë e lartë, dhe asgjë nuk merret mbrapsht.

Teksa nënvizoi se drejtuesit e ujësjellësit në të gjithë vendin nuk do të zgjidhen më në të njëjtën mënyrë siç janë zgjedhur deri më tani, pasi Qeveria nuk do ta lejojë më këtë, Rama tha se është e turpshme që disa nuk shkojnë në punë fare dhe të tjerë shkojnë për të bërë dëm.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TUKU: 04/12/2021 17:56

    PO CA JANE KETO TAKIME KOT MER CA JANE KETO SHOW QE BENI TJU VI TURP.....ESHTE BO UJSELLESI DURRESIT MBUSH ME HAJDUTA DHE ME DASHNORET E KTYRE HAJDUTAVVE ......O BALUKU IK FUTI NOI SALLATE ME NJALA DETI OSE KENETE ANEJ NGA DURRESI..

    Përgjigju
  • Patrioti: 04/12/2021 15:24

    Ky takimi ngjan si perralla "Ali Baba me dyzet hajdute". Mungon vetem Alqi Bllako ne ate takim dhe plotesohet krejtesisht banda.

    Përgjigju
  • Aldo: 04/12/2021 14:46

    Sa te mbaje taku ne pune shoket e vet kjo situate do jete. Po kur paskemi humbje pse se zhdukni ate takun ate legenin hajdutin djal skuth

    Përgjigju
  • Aliu: 04/12/2021 13:39

    Nje tufe hajdutesh bashke, duke bere gjoja si te zgjidhin hallet e popullit. Sa serioze duken ne diskutime dhe ne hall te madh si te vjedhin me shume. Sidomos ky i Shijakut qe as nuk e ka haberin se per cfare jane mbledhur aty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta