Reforma në Drejtësi, avokat Ngjela: Është strukturuar e ndërtuar nga Washingtoni! Socialistët zgjodhën të mos prisheshin me Amerikën

Nga Kongresi i PS kryeministri Edi Rama teksa foli për reformën në drejtësi tha se vendi nuk do të kishte një reformë të tillë pa Partinë Socialiste dhe pa fitoren në 2013. Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Pa Protokoll” në Report TV deklaroi se reforma në drejtësi është strukturuar dhe ndërtuar nga SHBA, kurse Partia Socialiste sipas tij zgjodhi ta pranojë duke mos prishur raportet me Washingtonin.

“Socialistët e kanë sforcato sepse s’mund të prisheshin me Amerikën. Natyrisht ky është momenti politik që secili e diskuton në mënyrën e vetë. Atyre iu ra barra për ta miratuar. Ai nuk gënjen deri këtu, po të donin krijonin një krizë të brendshme dhe nuk e miratonin. Tani ç’është reforma në drejtësi. Është shpëtimi i Shqipërisë. Sepse këtu ne na ka marrë frymën korrupsioni. Të keni parasysh zonjë se cdo shoqëri që pushtohet nga korrupsioni nuk ecën dot përpara.

Roli është i Washingtonit por këta nuk i ranë ndesh. Vullneti i tyre është por reforma është strukturuar ndërtuar nga Washingtoni. Ke fjalimin e Blinken që tha se SPAK e kemi ne dhe reformën në drejtësi. Nuk kanë urdhëruar ata kanë strukturuar përmes ekspertizës”, tha Ngjela.

Greqia nuk do të vendosë bllokadë për Shqipërinë, por megjithatë edhe nëse kjo do të ndodhë, kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS tha se do të kthehet nga Brukseli më i motivuar se kurrë për ta çuar Shqipërinë në vendin që i takon.

Për analistin Endri Tafani qëndrimi i Ramës është parimor. 

“ Nuk është habi vendosja e vetos. Ne kemi bërë bashkë me BE këtë Reformë në Drejtësi dhe Greqia ka qenë vetë pjesë e BE dhe ata na kanë thënë për këtë reformë. Është çështje e cila i përket sistemit të drejtësisë dhe ne nuk mund të ndërhyjmë në sistemin  e drejtësi. Shumë parimore si qëndrim. Problemi është se situata me Belerin është pak e ngatërruar sepse nuk lejohet të betohet”, tha Tafani.

Analisti Shpend Gashi tha se edhe qeveria ka një meritë të pjesshme. Sipas tij nëse s'do kishte vullnet nga Rama nuk do të behej edhe pse reforma u strukturua nga Amerika.

"Ka një të vërtetë të pjesshme. Jo Amerika të vijë por dhe zoti të vijë po s’e pati vullnetin për ta bërë nuk e bën dot. Si e kanë votuar për çfarë arsye e kanë votuar dhe ata që do futeshin vetë në burg këtë e di dikush tjetër jo unë. Por çështja është, sa efikase është kjo drejtësi".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Poli Hoxha: Ja çfarë ka në dorë Rama për çështjen Beleri! Ka një pikë ku mund të godasë Greqia

 

Gazetari Poli Hoxha i ftuar në “Pa Protokoll” në Report Tv u ndal te pikat ku mund të kapet Greqia me qeverinë shqiptare sa i përket çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i cili ndodhet në burg për shit-blerje votash.

“Rama s’ka asgjë në dorë për çështjen e Belerit. Rama ka në dorë vetëm burgjet. Po të jetë për burgjet Rama ka në dorë. Edhe ata të Durrësit janë pasha. Vetëm burgjet ka në dorë Rama, pjesën tjetër e ka SPAK. Këtu ia kanë lënë topin në dorë qeverisë. Betimin e kanë në dorë burgjet dhe burgjet thoshin nuk e kemi në rregullore në këtë rast, kemi për tu martuar kur të vdes babai. Grekët nëse do ta godasin dhe nëse po mbahen po mbahen te SPAK e qeveria. Në këtë kuptim i vetmi fill i dobët është ky fakt që shko e ktheje përsëri në burg. Ky është topi në dorë të Edi Ramës”, tha  Hoxha.

Ora 22:29
Greqia kërcënon me veto, Tafani: Qëndrimi i Ramës parimor, problemi te fakti që Beleri nuk lejohet të betohet

 

Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj Greqisë e cila kërcënon me veto për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, për analistin Endri Tafani është parimor. Në studion e emisionit "Pa Protokoll" në Report Tv, Tafani tha se problemi në këtë çështje qëndron te fakti se kryebashkiaku i Zgjedhur i Himarës Fredi Beleri nuk lejohet që të betohet.

“ Nuk është habi vendosja e vetos. Ne kemi bërë bashkë me BE këtë Reformë në Drejtësi dhe Greqia ka qenë vetë pjesë e BE dhe ata na kanë thënë për këtë reformë. Është çështje e cila i përket sistemit të drejtësisë dhe ne nuk mund të ndërhyjmë në sistemin  e drejtësi. Shumë parimore si qëndrim. Problemi është se situata me Belerin është pak e ngatërruar sepse nuk lejohet të betohet”, tha Tafani.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë