Një tryezë e zgjeruar, e thirrur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në bashkëpunim me qeverinë, i bëri sot bashkë të dyja palët politike në vend, maxhorancën dhe opozitën, në përpjekjen për një reform? t? thell?, gjithëpërfshirëse dhe transparente në sistemin e drejtësisë.
Presidenti Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama kryetari i opozitës, Lulzim Basha, etj, shprehën vullnetin për nisjen e një reforme reale në drejtësinë shqiptare, e cila duhet t'i sherbeje shtetit te se drejtes, sundimit te ligjit dhe qytetarëve.
Kreu i shtetit në fjalën e tij nënvizoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse, që të ketë vëmendjen dhe përkushtimin që meriton, duke e konsideruar një detyrim ndaj shtetasve shqiptarë. Kjo reformë, sipas tij, duhet të përqendrohet në adresimin e boshllëqeve në funksionimin, integritetin dhe përgjegjshmërinë e gjyqësorit në Shqipëri, për të vijuar me forcimin e pavarësisë, efikasitetit dhe profesionalizmit të tij, me qëllim realizimin e një reformë gjyqësore cilësore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Kryparlamentari Meta, duke theksuar domosdoshmërinë e kësaj reforme, theksoi ndër të tjera se mosfunksionimi i gjyqësorit cënon integrimin në BE dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Rekomandimet e Komisionit Evropian lidhur me reformën në drejtësi do të jenë dhe udhërrëfyes i këtij procesi, tha ai. Kryetari i Kuvendit tha se nevojitet të vendosen kritere të qarta e standarde më larta për kandidatët në majën e piramidës së drejtësisë, gjë që do të ndikonte në përmirësimin e cilësisë së bazës së saj në gjykatat e shkallëve më të ulëta.
Kryeministri Rama, duke falënderuar Presidentin për thirrjen e kësaj tryeze, tha se problemi më i madh sot është pavarësia e sistemit të drejtësisë nga Kushtetuta. Të gjithë bashkë, tha ai, duhet t'i heqim vendit vulën e rëndë të drejtësisë së korruptuar. "Vendi ynë nuk mund të hyjë në BE me këtë sistem drejtësie, i cili duhet reformuar nga rrënjët", theksoi kryeministri. Me tone të ashpra ai fshikulloi prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, të cilët, e kanë kthyer profesionin e tyre në biznes. "Ne do t'ia nxijmë jetën gjykatësve dhe prokurorëve që e kanë kthyer profesionin në biznes", u shpreh kreu i qeverisë në tryezën e sotme për reformimin e sistemit të drejtësisë.
Kryetari i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha në fjalën e mbajtur në tryezë theksoi se masa e suksesit në reformën në drejtësi është vendosja e besimit mes qytetarëve dhe drejtësisë. Objektivat e kësaj reforme, vijoi ai, lufta ndaj korrupsionit, një drejtësi efikase, llogaridhënëse dhe transparente nuk mund të ndahen kurrë nga çelësi i suksesit, që është pavarësia e gjyqësorit.
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ndër të tjera, tha se reforma në drejtësi do të përqëndrohet në reformimin e Gjykatës Kushtetuese; të Gjykatës së Lartë; të Këshillit të Lartë të Drejtësisë; të Konferencës Gjyqësore Kombëtare; reformimin e Këshillit të Prokurorisë; të Shkollës së Magjistraturës, etj. Për arritjen e këtij objektivi, nënvizoi ministri, kërkohet kontributi i të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë, ekspertiza e shoqërisë civile, mendimi i misioneve të asistencës të partnerëve ndërkombëtarë, përfshi Komisionin e Venecias, si dhe ngritja e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Reformën Ligjore
ATSH
/Shqiptarja.com