TIRANË - Në një kohë që ndryshimet në ligjin për arsimin parauniversitar vazhdojnë të diskutohet në Komisionet Parlamentare, deputetët e Komsionit të Edukimit ngrenë shqetësimin se “përzgjedhja e teksteve shkollore do të kthehet në një monopol”. Për Kryetarin e Komsionit të Edukimit Genc Pollo kthimi i tekstit unik, është një hap pas, për shkak se do të favorizohen shtëpi botuese të caktuara dhe do të zhduket konkurrenca e lirë.