TIRANE- Paga më të larta dhe më shumë kredite do të përfitojnë mësuesit të cilët do të zgjedhin të japin mësim në një fshat apo zonë ku nuk ka mësues sipas profilit që kërkohet. Ky është projekti i ri që do të ndiqet nga Ministria e Arsimit i cili do të aplikohet në ato zona ku nuk ka mësues.
Sipas projektit, mësuesit të cilët sapo kanë përfunduar studimet dhe do të shkojnë të punojnë në zonat e thella malore do të kenë një sërë përfitimesh. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e cila theksoi se këta mësues nuk duhet të hezitojnë të jenë pjesë e projektit “Mësues për Shqipërinë” pasi përveç përfitimeve financiare për ta është parashikuar që të ketë edhe më shumë kredite.
/Shqiptarja.com