Banorë të bashkive të cilat sipas hartës territoriale të propozuar nga PS, shkrihen, e kundërshtuan këtë projekt, duke thënë se përveç vështirësive për të marrë shërbime, do ndikonte negativisht edhe në zhvillimin e qyteteve.
***
Pak orë pasi punonjësit e Bashkisë së Klosit bojkotuan punën në shenjë proteste kundër shkrirjes së bashkisë së tyre me Matin, edhe banorët dolën në mbrëmje në protestë. Ata i druhen përkeqësimit edhe më tej të shpopullimit si dhe ndikimeve negative në arsim dhe ekonomi.
Edhe banorët e Dimalit, mes të cilëve edhe fëmijë protestuan kundër shkrirjes së bashkisë së tyre me Beratin me thirrjet “Mos e prekni Dimalin”.
Qindra qytetarë u mblodhën në qendër të Përrenjasit për të kundërshtuar bashkimin me Bashkinë e Librazhdit. Banorët e Divjakës, përfshirë kryebashkiakun Josif Gorrea dolën kundër shkrirjes së bashkisë së tyre me Lushnjën.
Edhe qytetarët e Patosit kundërshtuan mundësinë që bashkia e tyre të shkrihet në një me Fierin.
Sipas ndarjes së re territoriale, Bashkia e Selenicës do të bashkohet me Vlorën. Banorët e kundërshtojnë këtë vendim, duke paralajmëruar se do të shoqërohet me një sërë problematikash.
"Sipas tyre, edhe për dokumentin më të thjeshtë do të duhet të udhëtojnë drejt qytetit bregdetar, ku jo çdokush i ka mundësitë apo posedon një automjet",- shprehen ata.
Edhe Leonard Hide kryetari socialist i Bashkisë së Libohovës, e cila sipas hartës së propozuar nga PS, bashkohet me Gjirokastrën, kundërshtoi këtë projekt dhe i bëri thirrje deputetëve të mos e miratojnë atë.
“Deri në sqarimin përfundimtar të fatit të Bashkisë Libohovë, nuk do të jem pjesë e asnjë takimi apo procesi ku nuk mbrohen qartë të drejtat dhe interesat legjitime të Libohovës dhe të komunitetit të saj. Prania ime nuk mund të shërbejë për të legjitimuar heshtjen përballë një padrejtësie që rrezikon të ardhmen e vendit tim. Do të jem në çdo tryezë ku mbrohet zëri i Libohovës dhe ku kërkohen zgjidhje në interes të saj. Sot, si gjithmonë, zgjedh të jem në krah të qytetarëve të mi, sepse mbiemri ynë i dytë është LIBOHOVA”, shprehet ai në një reagim publik.
Protesta gjatë pasdites pati edhe në Memaliaj.
Qytetarët e Memaliajt dolën sot në protestë kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë së Memaliajt në kuadër të reformës së re territoriale. Banorë të shumtë u mblodhën duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara.
Protestuesit mbanin pankarta dhe thirrën slogane, ndërsa theksuan se bashkimi me një bashki tjetër do të sillte vështirësi në marrjen e shërbimeve publike, do të rriste distancat për qytetarët dhe do të dobësonte përfaqësimin e komunitetit në vendimmarrje.
Sipas tyre, Memaliaj duhet të ruajë statusin e bashkisë, duke argumentuar se zona ka nevoja dhe karakteristika të veçanta që kërkojnë administrim të pavarur.
Në protestë morën pjesë qytetarë të moshave të ndryshme, të cilët kërkuan që institucionet përgjegjëse të rishqyrtojnë draftin e reformës territoriale dhe të marrin në konsideratë zërin e komunitetit lokal .
I pranishem Ka qene dhe deputeti Tritan Shehu .
Reforma e re territoriale, e cila është ende në fazë diskutimi, ka ngjallur debate edhe në zona të tjera të vendit, ku komunitetet lokale kanë shprehur shqetësime për ndikimin që ndryshimet administrative mund të kenë në zhvillimin dhe funksionimin e njësive vendore.
Paralelisht me qytetarë në bashki me të tjera, edhe banorët e Divjakës protestuan sot kundër propozimit të Partisë Socialiste për bashkimin e kësaj bashkie me atë të Lushnjes, në kuadër të Reformës Territoriale.
Në protestën e organizuar sot në mbrëmje mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë Divjakë, zoti Josif Gorrea, i cili është në mbështetje të qytetarëve, duke argumentuar se ka shumë faktorë që Bashkia Divjakë të mbetet bashki.
Pas kryetarit Gorrea folën edhe shumë qytetarë, të cilët kërkojnë me forcë deri në mbledhjen e firmave për referendum që Bashkia Divjakë të mbetet bashki.
Në tubim morën pjesë dhe deputeti demokrat Sajmir Korreshi, deputetja Brunilda Haxhiu, si dhe ish-deputetja e Divjakës, Ilda Dhori.
Prrenjasi ngrihet sërish në protestë. Për të dytën herë, pas krijimit të referendumit qindra qytetarë janë mbledhur serisht në qendër të qytetit për të kundërshtuar bashkimin e mundshëm me Librazhdin, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e identitetit dhe statusit të bashkisë së tyre.
Në qendër të Klosit janë mbledhur qytetarë që projekt-hartën e re administrativo-territoriale të Partisë Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.
Protestat nisën që në orët e paradites, kur edhe administrata e Bashkisë Klos bojkotoi punën për disa orë në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimit të propozuar. Qytetarët kërkojnë që Klosi të ruajë statusin e bashkisë më vete dhe shprehen kundër vendimmarrjeve që, sipas tyre, janë marrë pa një konsultim të gjerë me komunitetin.
Komente










I gjati ka marre te tatepjeten...
Përgjigju