Bashkëkryetari i reformës territoriale, Luçiano Boçi akuzon PS se po vepron në mënyrë të njënashme sa i takon reformës territoriale. PD kërkoi shtyrjen e afatit me 3 muaj, por PS e rrëzoi kërkesën dhe vijoi me prezantimin e raportit të hartuar nga ekspertët. Boçi akuzoi PS se po tenton të shkrijë numrin e bashkive për të vijuar me projektin e shpopullimit të vendit.
“Jemi në një veprim të njëanshëm politik, të parapërgatitur. Unë e kam paralajmëruar, që nuk duan të shkojnë konsensus, kanë një projekt për të ulur dhe shkrirë bashkitë, për të vazhduar shpopullimin, për të mos i përfaqësuar njerëzit në pushtetin vendor. Vetëm për të realizuar një qëllim politik. Janë shtyrë dëgjesat me 8 kryetarë bashkish dhe më pas duhej të vazhdonim me dëgjesat sipas shtyllave, do vazhdohej me dëgjesa me grupet e interesit, shoqatat e bashkive, do vazhdohej me dëgjesat e kërkuara nga vetë komunitete. Nga ne është kërkuar një përfaqësues i Kongresit të Autoritetit Vendore të KiE që kanë shprehur shqetësimet tyre në raport me reformën e 2015. Nuk ka një raport, pretendohet se është bërë nga ekspertët. Ekspertët nuk janë mbledhur asnjëherë të diskutojnë në raport me kriteret dhe parimet që duhet të dalin nga raporti i 2015”, tha Boçi.
Lajmi kryesor:
Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës s’lejojnë prezantimin e raporteve për ‘Territorialen’! I bllokojnë foltoren Maznikut! Rinis seanca








