Reforma territoriale, Çuci i lë derën
të hapur opozitës për bisedime

Reforma territoriale, Çuci i lë derën<br />të hapur opozitës për bisedime
Dy ditë pasi kreu i opozitës Lulzim Basha e ka konsideruar ndarjen territoriale si të papranueshme, Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi gjatë një takimi me këshilltarët e majtë të bashkive në Shqipëri i ka lënë derën hapur opozitës për bisedime.

“Mirëpresim propozime nga opozita, por duke parur parasysh axhendën e tyre. Çdo projekt jemi gatshëm  ta diskutojme. Deri tani nuk kemi marre asnje propozim konkret nga opozita. Çdo propozimi i shëndosh dhe që perfshihet në axhendën tonë është i mirëpritur”, ka thënë Çuçi.
 
Basha ka thënë më parë se opozita dhe të zgjedhurit e saj lokalë janë të gatshëm të dialogojnë me qeverinë për reformën administrativo-territoriale, nëse ajo heq dorë nga produkti i saj i deritanishëm, në hartimin e të cilit Partia Demokratike nuk pranoi të merrte pjesë, pa disa garanci politike.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025