Reforma territoriale – Çuçi: PDIU, propozime racionale

TIRANË, 17 Korrik/ATSH/.- Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, si dhe bashkëkryetari i komisionit për reformën administrativo-territoriale, Bashkim Fino, zhvilluan sot një takim informues me ambasadorë, mbi ecurinë e këtij procesi.
Gjatë takimit, ambasadorëve u është bërë e ditur edhe pjesëmarrja e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) në komisionin e posaçëm, ndërkohë që opozita nuk ka marrë pjesë asnjëherë në të, por ka hartuar një rezolutë.
Pas takimit, ministri Çuçi tha për mediat se informoi ambasadorët mbi zhvillimet e fundit politike.
"Një pjesë e opozitës, PDIU, do të jetë pjesë e komisionit ad-hoc parlamentar, pra pjesë e reformës administrativo-territoriale. Shpresoj që sot pasdite komisioni të ketë një mbledhje së bashku me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi, si pjesëtar tashmë të komisionit, pasi padyshim propozimet e saj ishin shumë racionale dhe nuk dilnin nga koncepti që kishim ne për krijimin e zonave funksionale në Shqipëri. PDIU ka bërë dhe një kërkesë që pak a shumë është në sinkron dhe me kërkesën që ka bërë në mënyrë indirekte Partia Demokratike, për të pasur më shumë se 39 njësi vendore në Shqipëri", u shpreh ministri Çuçi.
Projektligji për hartën e re administrative të Republikës së Shqipërisë pritet të miratohet në Kuvend më 31 Korrik. /a.s/f.n/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis