Reforma territoriale- Nishani mbledh vendorët

TIRANË- Presidenti i Republikes, Bujar Nishani pritet të mbledhë sot (ora 09:30) përfaqësues të pushtetit vendor për të diskutuar në lidhje me ligjin e reformës administrativo-territoriale.
Ndërsa pritet që Kreu i shtetit të shprehet përmes dekretit për këtë ligj të rëndësishëm, të miratuar në fund të sesionit parlamentar në seancën e 31 korrikut, ai ka zgjedhur të konsultohet më parë për këtë ligj me përfaqësuesit e pushtetit vendor.
Harta e re administrative e Republikës së Shqipërisë e ndan vendin në 61 bashki. Pakësimi i njësive vendore synon të përmirësojë shërbimet për banorët, të lehtësojë proceset zgjedhore dhe të ulë shpenzimet financiare për pushtetin vendor./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)