Reforma territoriale, Qeveria dërgon në Kuvend variantin me 61 bashki
TIRANË, 22 Korrik /ATSH- I. Vata/-Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi deklaroi sot se qeveria i përcolli Kuvendit për miratim hartën e re administrative me 61 bashki. Ministri sqaroi se “Këshilli i Ministrave do të dërgojë në Kuvend të gjitha materialet shoqëruese që lidhen me hartën e re, përfshirë këtu dhe dokumentacionin e plotë me […]
TIRANË, 22 Korrik /ATSH- I. Vata/-Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi deklaroi sot se qeveria i përcolli Kuvendit për miratim hartën e re administrative me 61 bashki.
Ministri sqaroi se "Këshilli i Ministrave do të dërgojë në Kuvend të gjitha materialet shoqëruese që lidhen me hartën e re, përfshirë këtu dhe dokumentacionin e plotë me proçesin e konsultimeve për reformën territoriale".
Ai tha se "kjo ishte një punë kolosale dhe se tashmë qeveria është gati tia dorëzojë Kuvendit p?r të vijuar me proçesin e vendimarrjes".
I pyetur për çështjen e Himarës, ministri Çuçi se "Himara është një nga 58 zonat funksionale që janë krijuar në Shqipëri dhe se ajo i përket Shqipërisë".
"Himara është një nga 58 zonat funksionale që janë krijuar në Shqipëri. Për ne Himara është pjesë e Shqipërisë, përvec 3 zonave minoritare që për shkak të kritereve që ne kemi vendosur kemi ruajtur përkatësinë minoritare. Himara është krijuar për të krijuar një funksionalitet si bashki e ardhshme", sqaroi Ministri.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale pak ditë më parë miratoi hartën përfundimtare të ndarjes se re territoriale me 61 bashki. Pasi shqyrtoi mendimet dhe opinionet e shprehura nga organet e njësive të qeverisjes vendore si dhe propozimin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Komisioni Parlamentar i shtoi 14 bashki të reja variantit me 47 njësi vendore, miratuar dy muaj më parë për konsultim.
Bashkitë që i janë shtuar variantit me 47 njësi vendore janë, Fushë - Arrëz, Klos, Vorë, Rrogozhinë, Belsh, Prrenjas, Roskovec, Ura Vajgurore, Poliçan, Selenicë, Konispol, Memaliaj, Këlcyrë dhe Libohovë./a.g/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1515
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis
27 Dhjetor, 13:53
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor, 13:42
-
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur
27 Dhjetor, 13:27
-
Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë
27 Dhjetor, 13:21
-
Pse u pyet Veliaj? SPAK: S'është person nën hetim! Pas kallëzimit nga Nesti Angoni jemi në hetime paraprake për 4 vepra penale
27 Dhjetor, 13:17
-
Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit
27 Dhjetor, 13:14
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34