Reforma Territoriale, Shkodra
dhe Durrësi pro variantit qeverita
Dy tryezat e organizuar dje nga Ministria e Çështjeve vendore për reformën territoriale morën verdiktin pozitiv për të dy zonat funksionale, atë të Shkodrës e Durrësit.
Dy tryezat e organizuar dje nga Ministria e Çështjeve vendore për reformën territoriale morën verdiktin pozitiv për të dy zonat funksionale, atë të Shkodrës e Durrësit. Në tryezën e organizuar në Shkodër, përfaqësuesit e OJFve si edhe të Ministrisë ranë dakord për varianti ne propozuar nga Ministria, atë me 47 zona funksionale.
Argumenti kryesorë i dhënë nga të dy palët në tryezën e organizuar në qytetin verior ishte se me krijimin e zonës së re funksionale, qyteti do të ketë mundësi të përfitoj të ardhura edhe nga turizmi bregdetar pasi sipas këtij varianti, Velipoja do të bashkohet me Shkodrë. Kësisoj qyteti do të ketë më shumë mundësi për turizmin pasi krahas atij malor me ndarjen e re do të ketë edhe turizmin detar.
Në këtë tryezë, një nga problemet që u ngritën ishte largimi i të zgjedhurit vendor nga votuesi ku sipas të pranishmëve, kjo mund të krijoj një ngërç në raportet votues- kryebashkiak. Por kjo u hodh poshtë nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë të cilët theksuan se me ndarjen e re do të krijohen zona funksionale në të njëjta vende ku ekzistojnë komunat aktuale por që do të kenë nga një administrator të emëruar nga Bashkia.
Në tryezën tjetër, atë në Durrës u theksua se qyteti bregdetar duhet të ndahet nga Shijaku për të garantuar më shumë fonde për banorët e Durrësit. Konkretisht propozimi i bërë u argumentua se nëse Shijaku bashkohet me Durrësin, numri i popullsisë rritet dhe për rrjedhojë, shuma e parave që shpenzohen për individ ulen. Kësisoj, të pranishmit në tryezë kanë mbështetur variantin me 47 njësi të qeverisjes vendore.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
23.1%
-
As i mirë as i keq
32.3%
Vota total: 1791
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale
26 Dhjetor, 22:50
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:48
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02