Reforma Territoriale, Xhixho: Nuk jemi për reduktim të numrit të bashkive! Meta do të sjellë një opozitë të fortë pas 25 korrikut

Reforma Territoriale vitit 2014 dështoi dhe për këtë duhet të kryejmë një ekspertizë. Kështu tha deputetja e LSI-së Erisa Xhixho, e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ku nënvizoi se do të kryhen dëgjesa me qytetarë, pushtetin lokal, shoqërinë civil e pedagogë për të bërë një analizë të qenësishme për implementimin e kësaj reforme.

Pjesë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për ‘Reformën Administrativo-Territoriale’, deputetja Xhixho thotë se reforma nuk duhet të kryhet për hir të faktit se duhet pasur një reformë, por duhet një reformë e cila sjelle zgjidhje të shpejta për problematikat e qytetarëve.

E pyetur nga gazetari Arbër Hitaj, në lidhje me numrin e bashkive nëse duhet të rritet apo të reduktohen, Xhixho në parim pohoi se nuk është për ulje të numrit të bashkive, por kjo do të vendoset pas një analize me qytetarët e grupet e interesit.

‘Duhet të analizojmë implementimin e reformës së 2014-s, e cila ka çeduar dhe dështuar në shumë momente, ndryshe nuk do të ishim këtu sot. Në komision do të vijnë shoqëri civil, pushteti lokal, pedagogë për të bërë një analizë të qenësishme, për implementimin e kësaj reforme dhe problematikat dhe më pas duhet të kalojmë në një projektim. Reforma nuk duhet kryer për hir të të pasurit një reformë, por një reformë që sjell zgjidhje të shpejta dhe zgjidh problematikat e qytetarëve. Duhet parë si një moment që ndryshon jetën e qytetarë në lidhje me problematikat që kanë.  Fakt është që ka bashki nuk kanë përmirësuar jetën e qytetarëve ndoshta ti shtojmë apo ti japim më shumë kompetenca pushtetit lokal. Duhet analizuar se nga del ky konkluzion. Shërbimi dhe e drejta e qytetarit për akses në shërbime është e drejta e çdo qytetari. Parimisht jo, nuk jemi për reduktim të numrit të bashkive. Kaq sa janë reduktuar nuk kanë sjellë përmirësim të shërbimit për qytetarët, por do të diskutohet. Të kemi një qëndrim i cili vjen si pasojë e një analize të thellë të kësaj reforme dhe që ka qëllim kryesor qytetarët. Ne do kemi qëndrimin tonë për reformën territoriale si një e mirë publike, që qëllimin kryesor të jetë një reformë që të jetë për zgjidhjen e probleme dhe do të kemi në fund.’- tha Xhixho.

Deputetja e LSI-së u pyet edhe në lidhje me situatën e brendshme në Lëvizjen Socialiste për Integrim, dhe për rikthimin e Ilir Metës në krye të partisë. Xhixho tha se ato do të zhvillojnë një konventë të rëndësishme me 25 korrik, ku në fokus do të jenë zgjedhjet lokale të 2023. Për Xhixhon, Meta ka një ide sesi do të vijë ne realitetin e ri politik dhe se ka qenë shumë i qartë për të pasur një opozitë të fortë.

‘Ne do të kemi një konventë shumë të rëndësishme me 25 korrik. Do jetë një konventë ku në fokus do të ketë zgjedhjet lokale të 2023. Kjo konventë do të jetë një hapje e LSI-së ndaj kujtdo që mendon se Shqipëria ka nevojë për opozitën. Gjithë eksperienca e tij është një vlerë e shtuar për opozitën. Ka një ide se si do vijë në realitetin e ri politik, ka qenë shumë i qartë për të pasur një opozitë të fortë, të vërtetë që i shërben shumë vendin në këtë moment krize. Kam një bindje që vota e shqiptarëve është përcaktuese për pozicionin e çdo force politike.’- u shpreh Xhixho.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teku: 28/06/2022 18:36

    O like O mullah loqja!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin