Reforma zgjedhore
Hysi: Ja propozimet

Reforma zgjedhore<br />Hysi: Ja propozimet
TIRANË - Reforma zgjedhore pritet të startojë këtë vit me mbledhjen e parë të Komisionit ad hock të ngritur për këtë qëllim, për të diskutuar në lidhje me draftin që do të paraqesin ekspertët e të dyja palëve.
Anëtarja e këtij komisioni, nënkryetarja e grupit parlamentar socialist Vasilika Hysi është shprehur se ende nuk kanë marrë njoftim për mbledhjen e radhës, por duke qenë se kanë marrë propozimet e partive të vogla, të organizatave vendore të monitorimit të zgjedhjeve si dhe të shoqatave të grave, më të cilat
gjatë tërë kësaj kohe janë njohur, pritet që të diskutohen bashkë me draftin e paraqitur nga ana e ekspertëve në një mbledhje të afërt. Njëherësh do ketë dhe seancë dëgjimore me propozuesit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
"Akoma nuk kemi marrë njoftim, por pritet që së shpejti komisioni për reformën zgjedhore të mblidhet. Ne kemi marrë mendimet e partive të vogla politike,
të organizave vendore të monitorimit të zgjedhjeve, të shoqatave të grave dhe po I shqyrtojmë. Paralel me ne këto mendime dhe propozime i ka marrë dhe grupi i ekspertëve tanë që do t'i shqyrtojë dhe bashkë do përgatisin draftin për ta diskutuar në mbledhjen e radhës së komisionit", ka deklaruar për
gazetën "Shqiptarja.com", anëtarja e Komisionit, Hysi.
Për të cilën është shumë e rëndësishme që të debatohet në seancën dëgjimore për të gjithë elementët e propozuar, për të dhënë një ligjzgjedhor të përshtatshëm që të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ajo tha se duke filluar nga 10 janari do të zhvillohen seancat dëgjimore për parashtrimin e këtyre propozimeve.
"Ne deri tani në komision kemi bërë dy mbledhje, dhe në këto mbledhje kemi shqyrtuar rregullat, procedurat dhe kemi ftuar të gjithë aktorët e shoqërisë civile për të sjellë opinionet etyre, kurse koalicionet që merren me barazinë gjinore do t'i sjellin deri më 10 janar, kur do të zhvillohen edhe seancat dëgjimore", tha Hysi.
Por nga ana tjetër Hysi ka bërë të ditur dhe propozimet e reja të partive të vogla, që këmbëngulin në futjen e korrektimit kombëtar në
sistemin proporcional rajonal, komisionet zgjedhore të të gjitha niveleve apolitike, votimin e emigrantëve, financimin e partive etj. Njëherësh nuk ka munguar të shprehet se shoqatat e grave kërkojnë që të përfshihen në Kodin e ri Zgjedhor dhe pragu prej 30 për qind të grave deputete në
Kuvendin e Shqipërisë.
Ndërsa organizatat vendore të monitorimit të zgjedhjeve kërkojnë ndryshimin me patjetër të përbërjes dhe funksionimit kushtetues të KQZ, komisione të nivelit vendor jo me militantë. "Ende nuk kemi filluar konkretisht në komision të diskutojmë për ndryshimet dhe përmirësimet në Kodin Zgjedhor, pasi do të diskutohen të gjitha mendimet dhe propozimet paralel nga anëtarët dhe ekspertët dhe pastaj do t'i marrë komisioni në shqyrtim për të vendosur. Por, gjithnjë pas seancave dëgjimore dhe duke respektuar afatet e vëna nga grupi i punës", tha Hysi.
Deri më tani, në mënyrë të prerë demokratët janë shprehur kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor, ndërsa PS është shprehur pro.


  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza