Reforma zgjedhore, dokortësi mazhorancë-opozitë për ndryshime

TIRANË, 30 Qershor /ATSH- I. Vata/-U zhvillua të hënën në Tiranë, Konferenca  teknike me temë "Kodi Zgjedhor: Propozimet për Përmirësimin" për t'i paraprirë reformës zgjedhore, ku në fokus të saj, ishin përmisimi i legjislacionit, ndryshimet në kodin zgjedhorë dhe shqyrtimi i rekomondimeve të OSBE/ODIHR, si një mundësi për të përmisuar proçesin dhe zbatimin e ligjeve aktuale, si dhe plotësimi i vakancës në KQZ, si një mangësi që sjell pasoja.
në Konferencën e organizuar nga KQZ, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë dhe UN Women, merrnin pjesë aktorët kryesorë, si kryetarja e KQZ-së,  Lefterije Luzi, shefi i misionit të OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig, këshilltari për zgjedhjet OSBE/ODIHR, Steven Martin, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi, zevendëskryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njerit, Oerd Bylykbashi me moderator, Claudia Vollmer, si dhe përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile dhe grupet e interesit.
Kryetarja e KQZ-sëtheksoi se " Rekomondimet e OSBE/ODIHR, janë një pjesë e rëndësishme në proçesin e reformës zgjedhorë dhe në këto vite, falë tyre ne kemi arritur të përmbushim statndardet kryesore dhe më në fund të kemi një kod zgjedhorë të përmirësuar. Por ende duhet shumë punë për një reformë zgjedhore dhe këtë e tregojnë qartë rekomondimet, por shpresoj që kjo konferencë të jetë shtyrs dhe fillimi i reformës zgjedhore dhe përfshirjen në këtë proçes të të gjithë aktorëve që ne të përmbushim standardet e duhura".
Ndërsa, shefi i misionit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig, përmendi faktin se pas zgjedhjeve të një viti më parë është koha më e mirë për të ndërmarrë aksione reformuese dhe për të pyetur se çfarë është bërë dhe çfarë tjetër mund të bëhet për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore në Shqipëri.
"OSBE / ODIHR, vuri në dukje në raportin e tij 2013, që kuadri ligjor në përgjithësi siguron një bazë të shëndoshë për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, edhe pse disa aspekte kryesore të ligjit të kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme. Zbatimi i duhur i ligjeve ekzistuese nga të gjitha grupet e interesit mbetet e një rëndësie të madhe për të përmirësuar procesin zgjedhor", tha Raunig.
Po ashtu, Raunig u shpreh se "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka prodhuar një paketë propozimesh konkrete bazuar në përvojat e saj në zgjedhjet e 2013, dhe diskutimet e organizuara me aktorët kryesorë lidhur me zgjedhjet. KQZ-ja do të përcjellë këto propozime në Kuvend, në mënyrë që ajo mund të marrë ato në konsideratë për reformën e ardhshme zgjedhore, së bashku me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it. Prezenca e OSBE, lavdëron KQZ-në për këtë qasje proaktiveMe zgjedhjet e ardhshme lokale në vijnë deri në mes të vitit 2015, tani është koha për autoritetet shqiptare për të zhvilluar një plan për zbatimin e rekomandimeve të shquar OSBE / ODIHR-it.
Gjithashtu, Raunig  pohoi se "duhet të marrë fund atmosfera e mosbesimit mes forcave politike, Kuvendi i Shqipërisë duhet të marrë masa të menjëhershme për të plotësuar vendet e lira në KQZ. Si një hap konkret drejt depolitizimin e administratës zgjedhore. Pajtueshmëria me kuotës gjinore është një çështje tjetër që duhet të konsiderohen me kujdes. Prezenca e OSBE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ofruar zgjedhjet shqiptare qytetarëve që plotësisht i përmbushin standardet ndërkombëtare dhe aspiratat e tyre evropiane".
Këshilltari për zgjedhjet OSBE/ODIHR, Steven Martin, në fjalën e tij solli në vëmendje dhe vlerësoi punën e bërë deri më tani nga aktorët në përmirësimin e Kodit Zgjedhorë, dhe ftoi për diskutim të gjithë aktorët për një reformë me standarde evropian. ODIHR, si një organizatë me dimension njerëzor, ofron mbështetjen për përmirësimet ligjore dhe drafte për të bërë ligje, jep asistenë, eksperianca të delegimit të ekspertëve, mendime si në rastin e konferencës së sotme për ndryshimet që do të vijnë për shkak të reformës zgjedhore.
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, po ashtu, solli në vëmendje punën e jashtëzakonshme që është bërë ndër vite nga palët në këtë proces reformues, duke theksuar se fokusi ynë duhet të jetë në përmirësimin e Kodit Zgjedhor në kuptimin e legjislacionit dhe reformës zgjedhore në tërsi, ku si udhërrfyes të paraprijnë rekomondimet OSBE / ODIHR.
Ndërsa, Ministëri i Shtetit për Mardhënjet me Parlamentin, Ilirian Celibashi tha se "vullneti politik i maxhorancës është për një bashkëpunim të gjerë për të patur një reformë zgjedhoe me standartet e Bashkimit Evropian dhe se qeveria shqiptare është e gatshme për të bashkëpunuar".
Pyetjes së ATSH, drejtuar deputetit të PD-së, Oert Bylykbashi, se partitë e mëdha gjejnë gjithmonë kompromis për reformën zgjodhore, ndërsa për reformën administrative territoriale, ka mosdakortësi . Bylykbashit u shpreh  se "reforma zgjedhore është në një rrugë të mbarë dhe në një proçes ku do të përmirësohet vazhdimisht dhe se ngërçi për reformën administrative nuk mund të paraqesë vështirësi, pavarësisht hartës për zonat administrative, është një proçes që do të kërkojë kohën e duhur". Ndërkohë ai bëri thirrje që Parlamenti ta shikojë reformën zgjedhore pa u mbyllur sezioni, sepse sezioni i ardhshëm e ka kohën e pamjaftueshmë për të bërë ndryshimet e duhura.
Konferenca, solli në vëmëndje të aktorëve të interesuar, institucional e politik, jo vetëm rekomandimet OSBE/ODIHR, si shtysë kryesore të reformës zgjedhore, por dhe çeli fillimin e një debati teknik./a.g/
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë