Pavarësisht rikthimit në tryezën e reformës zgjedhore të socialistëve e demokratëve, mbetet për t’i zgjidhur ngërçi për mënyrën sesi do të votohet për këshilltarët bashkiakë pas ndarjes së re territoriale.
Ish-kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, tha në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv se nëse palët bien dakord që në zgjedhje të shkohet me një sistem proporcional të pastër, atëherë sipas tij, duhet ndërhyrë në Kushtetutë.
Kume theksoi se duke ndërhyrë në Kushtetutë, Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore del sipas tij ‘jashtë loje’. Prandaj ai propozoi ngritjen e një Komisioni për Ndryshimet Kushtetuese.
“Ajo që ju thatë ‘nuk është me rëndësi ndarja e shtetit nga partia’, në fakt është çështja më e rëndësishme e shtruar nga opozita. Është kjo çështje që bëri që përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi, të ngrihej e të largohej. Sepse kërkesa e tij në komision ishte ‘të biem dakord për axhendën dhe jo të vijmë këtu me një plan pune të hartuar nga ju’ i tha mazhrancës.
Në 2022, qytetarët mbështetur në të drejtën e tyre kushtetuese ligjvënëse, kanë depozituar në Kuvend draft-ligjin për ndryshime dhe shtesa në kodin zgjedhor, në nenet që trajtonin probleme për zgjedhjet lokale, ku kanë propozuar 100% lista të hapura për këshilltarët bashkiakë. E dyta, detyrimi i partive politike, i subjekteve zgjedhore, që në listat e kandidatëve të tyre të përfshijnë kandidatë nga të gjitha komunitetet që bashkëjetojnë, në një njësi vendore të caktuar. Votimin me 2 raunde për kryetarin e bashkisë. PD ka rënë dakord që kjo të bëhet. PS nuk e kam dëgjuar që është kundra.
Nëse bien dakord që të ndërhyjnë në legjislacionin tonë për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë dhe do ta trajtojnë sistem proporcional i pastër. Hapet diskutimi dhe ky diskutim nuk bëhet në këtë Komision. Është ndryshim kushtetues dhe nëse është ndryshim kushtetues, Kuvendi i Shqipërisë duhet të ngrejë një komision tjetër. Komisionin për ndryshimet e Kushtetutës. Që do të thotë, kush kërkon që të rregullojmë legjislacionin zgjedhor duke ndërhyrë në Kushtetutë, këtë duhet ta bëjë si një proces gjithëpërfshirës Kushtetues duke dalë jashtë sallës së Kuvendit”, tha mes të tjerash Kume.
Në përfundim Kume, teksa dha edhe mendimin e tij për ‘zgjedhoren’, propozoi që Presidenti i Republikës të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli dhe që Kuvendi i Shqipërisë të jetë me 2 dhoma.
“Dy ndër ndryshimet që unë pres të bëhen nëse preket kushtetuta, janë që ‘Presidenti të zgjidhet nga populli’ dhe ‘Kuvendi të jetë më 2 dhoma’”, shtoi Kume.
Deputeti i Partisë Socialiste, Ermal Elezi, është shprehur se nuk është domosdoshmëri që ndryshimet e reformës, përsa i përket zgjedhjeve vendore dhe atyre parlamentare, të ecin bashkarisht.
Komentet Elezi i bëri në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se PS kërkon përmes përfaqësuesve të saj në komision që të garantohet zgjedhja e anëtarëve përfaqësues për të gjithë territorin dhe që zonat rurale të kenë një zë në këshillta bashkiakë.
“Nuk është domosdoshmëri që ndryshimet e reformës përsa i përket zgjedhjeve vendore dhe zgjedhjeve parlamentare të ecin bashkarisht. Ne jemi përballë zgjedhjeve më të afërta që kanë të bëjnë me pushtetin vendor. Ne kemi marrë angazhimin si Komision duke çuar edhe jemi përfaqësues që të garantohet zgjedhja e anëtarëve përfaqësues të të gjithë territorit, duke futur edhe konceptin e qyteteve dhe duke ruajtur ato që janë përqindje të popullsisë, duke përfshirë zonat rurale, që të jenë po ashtu zë në këshillat bashkiakë. Kjo është një nga elementët që na intereson më shumë për të ruajtur përfaqësimin demokratik të gjerë dhe jo të përqëndruar. Duhet bërë edhe diskutimi nëse ka propozime përsa i përket zgjedhjeve të kryetarit të bashkisë. Këto mund të ecin dhe të propozohen shumë më shpejtë mendoj unë... Balotazhi ka kuptim kur nuk arrihet dot që të sigurohet dot nga një kandidat i vetëm 50% e mbështetjes. Tipikisht shkohet edhe kur ka një larmishmëri. Nuk është se ka ndodhur shpesh në rastet tona, por sërish është diçka që ja vlen...”, tha mes të tjerash Elezi.
-
Parlamenti eshte ok me 140 ! Por rendesi ka kush ulet (sistemi 2008)
Përgjigju -
Jo po me 4 dhoma ti kemi per kalamajte. Parlamenti per kete vend dhe popullsi duhet nje numer shume me i vogel, me fleksibel dhe me kosto me te ulet. Njerez me te mencur dhe jo analfabete e ushtare te kryetareve te partive
Përgjigju -
Pragu jo më pak se 7 %
Përgjigju-
Kume kume lepri te ka humbe , me 2000 mije votues ti do dy dhoma parlamenti ? Kjo eshte idjotsia me e madhe per nje gjasme specialist .Ju keni bere nje çorbe derrash qe ne 1992 ti je nje berishist I thekur , .Do te zbatohen rekomandimet e OSBES dhe as nje gje tjeter me 300 parti eshte nje çorbe derrash .Popullit me keto injoranca ja keni bere mendjen pordhe .Po si mund te krijohet parti mepersona me maska te flamingove dhe te gjasme studenteve 50 vjeçar ? Me injorancen e tyre vetem e shkaterojme vendin .Mjaft na u hoqet si specialist .Turp
-
E vejme 30% o gimo.te ulen vetem zequneja me klevis balliun ne parlament
-










Komente
Komento