TIRANE - Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore ka përfunduar mbledhjen e së enjtes pa marrë në shqyrtim çështjet e nxehta. Eksperti socialist, Bledar Çuçi tha për median se sot kaluan nenet që kanë dakordësinë e të dy palëve, kapitujt që janë të lidhur me administrimin e zgjedhjeve. Pjesa ankimore tha Çuçi është miratuar në variantin e Partisë Socialiste.
“Kaluan tre kapituj. Ai i KQZ dhe ai i ankimit administrativ e gjyqësor. Kaluan në parim dhe nenet për të cilat palët kanë rënë dakord. Çështjet që kanë të bëjnë me çështjet sensitive janë në diskutim. Patëm një propozim nga bashkëkryetari Gjiknuri që ditën e hënë të ketë një takim për propozimet e partive të vogla. Zoti Rusmali u kërkoi ekspertëve të shohin edhe njëherë kërkesat e partive të vogla dhe më pas të flasin në komision”, u shpreh Çuçi. "Nëse ka dakordësi, reforma mbyllet brenda 12 korrikut", theksoi ai.
Sakaq, kryetari i Partisë Republikanë Fatmir Mediu tha se “kemi shtruar propozimet e tona për të gjitha çështjet. Këto materiale janë pranë grupit të specialistëve dhe komisionit. U ngelet atyre ti vlerësojnë dhe ti shtrojnë për diskutim”.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com