TIRANË- Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri e ka cilësuar si "rrumpallë" të gjithë diskutimet për Reformë Zgjedhore, duke thënë se palët kanë qëndrime të ndryshme!
Teksa nuk i ka kursyer ironitë për kryeministrin Edi Rama dhe kredemokratit Lulzim Basha, Kulluri shprehet i bindur se kjo reformë nuk do të bëhet për interes të shqiptarëve.
"4 faktorët politike të përfshirë në Reformën Zgjedhore Kuvend apo jashtë tij, kanë qëndrime të ndryshme dhe krejtësisht të papërputhshme me njeri-tjetrin lidhur me Kodin Zgjedhor!
PS flet për reformimin e KQZ dhe administratës zgjedhore! PD për identifikim digital të zgjedhësve! Aleatet e djathtë të PD kërkojnë me të drejtë nën/koalicione brenda koalicioneve që t'u numërohet vota e mos t’ja u marrë mandatet LSI! Hajdari me disa deputetë të tjerë të opozitës kërkojnë sistem me “lista te hapura”!
A thotë dot njeri se , c’rrumpallë është kjo?! Reformë “të dale ku të dalë” vetëm një elite e papërgjegjshme mund të diskutojë! Kakofoni totale. 20 vjet me politike dhe s’kuptova përfundimisht asgjë! “Njeri gozhdës e tjetri patkoi”, por vetëm se janë kater pale e jo dy! Dhe si përfundim nuk do ndodhë asgjë në interes të qytetareve por vetëm të “leaderit global” dhe “atij që vetëshpallet kryeministër” e përfundon në rrugë me gisht ne goje", shkruan Kulluri.
Ditën e djeshme u mblodh për herë të parë Këshilli Politik 'online' ku e vetmja dakordësi ishte 31 maji, si afati i fundit për përfundimin e kësaj Reforme.
Komente












Hahahaha rumpalle cme kujtove shum koh para (edhe ti nga ai e ke kopjuar)kur Edi Rama i madh i thoshte nje doktori qe ai ishte vertet dhe esht rump.po ti thuash ti sali i vogel edit
PërgjigjuNjeni ja fut Lenes tjetri Prenes... ne fund ja fusin si Kau Peles.
PërgjigjuO KALLUR PO KU ISHE TI DERI TANI. TANI FILLOVE TI KTITIKAT PD ĒSHTË PARTIA MĒ PISE NË HISTORIN E SHQIPRIS PSE SE KE KRITIKUAR TI ASNJËHER E TA KUNDËRSHTOJE ATËHERE KUR BËNTE ZULLUM TË PA PAR. PO TANI QË TI NGELE ME GISHT NË GOJ KE FILLUAR LEF SHUM. PËR SHAL NGJITMIN TI KE TË DREJT PO TI S'MUND TË KRITIKOSH SE TË KA RA VLERA JE SI KOFINI MBAS TË VJELAVE.
PërgjigjuCFAR THOTE KY KELLIRA...
Përgjigju