Reforma Zgjedhore, Topalli
optimiste për finalizimin e shpejtë

Reforma Zgjedhore, Topalli <br />optimiste për finalizimin e shpejtë
TIRANE- “Reforma Zgjedhore do të finalizohet shumë shpejt”. Kështu deklaroi sot kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, deklaratë që vjen një ditë pasi ODIHR theksoi se nuk mund të realizohet numërimi elektronik ashtu sic kanë propozuar PS dhe PD.

Ky qëndrim i ODIHR vjen në një kohë kur i kanë ngelur vetëm dy ditë kohë për të dalë me një draft përfundimtar për Kodin Zgjedhor, ODIHR ka rrëzuar pikën më strategjike të zgjedhjeve të 2013, e megjithatë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është shprehur optimiste për finalizimin e Refomës Zgjedhore.
Topalli u shpreh gjithashtu se “Reforma Parlamentare do të mbyllet në pak ditë. Asgjë nuk kemi marrë dhuratë në historinë tonë. Për meritë, do të bëjmë një hap tjetër, do të hapim një stacion tjetër në historinë tonë drejt BE-së”.

Topalli i ka bërë këta deklarata gjatë një takimi të zhvilluar në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit, me Federalistët e Rinj Europian “JEF”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të Muajit të Evropës.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor