Reformat e qeverisë, Argita Berisha
kundër babait: Të suksesshme/FOTO
Banka Botërore publikoi raportin “Standardet dhe Rregullat e Prokurimeve të Partneritetit Publik Privat 2017” ku një prej personave të pyetur, në kuadër të përgatitjeve të raportit për Shqipërinë është edhe vajza e ish kryeministrit Berisha, Argita-Berisha Malltezi.
Banka Botërore publikoi raportin “Standardet dhe Rregullat e Prokurimeve të Partneritetit Publik Privat 2017” ku një prej personave të pyetur, në kuadër të përgatitjeve të raportit për Shqipërinë është edhe vajza e ish kryeministrit Berisha, Argita-Berisha Malltezi.
Ky raport për herë të parë përfshin edhe Shqipërinë, duke dhënë një vlerësim se çfarë është duke ndodhur në Shqipëri me Partneritetin Publik Privat (PPP) të anatemuar fort nga ish kryeministri Berisha dhe opozita. Në vlerësimin e 82 ekonomive botërore Shqipëria është pjesë e grupit “Evropa dhe Azia Qendrore”.
Duke llogaritur mesataren e pikëve për secilin vend në këtë grup, Shqipëria renditet në vendin e dytë duke lënë pas shtete si Rusia, Turqia, Bullgaria etj. Ndërsa duke konsideruar të 82 ekonomitë e vlerësuara Shqipëria renditet në vendin e 14.
Banka Botërore në mbledhjen e informacionit ka përdorur dy burime. Ato qeveritare si dhe ato të ekspertëve të fushës kryesisht studio të njohura avokatore të cilat merren me kontrata të tilla si ato PPP.
Argita Berisha Malltezi një njohëse e mirë e fushës, si në rastet me kontratat e biznesmenëve Damir Fazllic dhe Zafar Ansar, kësaj here është pyetur në kapacitet e pedagoges së Universitetit të Tiranës.
Rezultatet e raportit janë inkurajuese për Qeverinë Rama e cila aplikon PPP.
Në rezultatet pozitive të raportit me sa duket ka ndikuar edhe mendimi Argita Berishës duke konfirmuar se PPP shqiptare të iniciuara nga qeveria Rama janë të suksesshme.
Ky qëndrim i saj bie ndesh me kundërshtitë e babait të saj, Sali Berisha, ish kryeministër i cili sulmon Partneritetin Publik Privat të Rilindjes.
Me sa duket kur diskutohen çështje biznesi, Argita është e prirur të jetë në anën e Partneritetit Publik duke e mbrojtur ndryshe nga babai i cili i kundërshton thjesht për të bërë politikë.
Një gjë mbetet e paqartë. Mendimin e saj Argita a e ka konsultuar me Damir Fazllic?/
Lexo.al
(Argita Berisha është pyetur nga BB për reformat)Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4442
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
E akuzoi se mori 500 mijë €, SPAK nis hetimin dhe thërret Argita Malltezin! Vajza e Berishës duhet të vërtetojë akuzat ndaj Irena Gjokës
9 Janar, 08:53
-
Jakin Marena: Berisha ‘përgjërohet’ në SPAK për ‘arrest’, Meta i ‘rehatuar’ në qeli
6 Janar, 21:14
-
Familja Berisha kundër reformës, 2 konferenca në 1 ditë: Gjyqtarët e KiE rrëzuan vetingun! Opinioni: Duhet kur mungon shteti i së drejtës
20 Dhjetor 2024, 17:08
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor 2024, 19:53
-
Frrok Çupi: Rasti i Irena Gjokës si frymë ‘mos e shtro zverkun’ ndaj Berishës
19 Tetor 2024, 18:18
-
E akuzoi se ka marrë 500 mijë euro, gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë SPAK: Hetoni deklaratat e Argita Berishës
19 Tetor 2024, 11:30
-
Evi Kokalari: Argita, merr një këshillë miqësore nga unë - rrini në shtëpi me hallet tuaja, shqiptarët s'ju kanë asnjë borxh!
7 Tetor 2024, 18:27
-
DOSJA PARTIZANI / Ja pikat kryesore që familja Berisha kundërshton nga akuzat e ngritura nga SPAK
23 Shtator 2024, 14:50
-
'Shtresë e mesme' por me vila në Europë: Reagimi i Mero Bazes ndaj deklaratave të Argita Berishës
21 Shtator 2024, 15:43
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator 2024, 12:27