Pavarësisht pretendimeve të maxhorancës për ta kryer në një dorë të vetme ndërhyrjen në kushtetutë, ligji themeltar i shtetit do të ndryshojë minimalisht 2 herë brenda këtij 6 mujori, kohë kur pritet të mbyllet dhe reforma në drejtësi.
 
Dekriminalizimi ose pastrimi i Kuvendit e administratës publike nga të inkriminuarit, synohet nisë që në janar. Për këtë arsye, deputetët nuk do të presin komisionin Xhafa, por do të votojnë ndryshimet kushtetuese qe bëjnë të zbatueshëm ligjin, në fillim të dhjetorit.

“Mbi këtë përfundimisht kemi arritur, kemi rënë dakort edhe me mazhorancën. Nuk janë gjëra të lidhura me njëra tjetrën, reforma në drejtësi duhet, është reformë sektoriale duhet të merret me çështjet e reformës në drejtësi dhe për shembull nuk mund të merret dhe me çështjet e reformës zgjedhore apo ku di unë ndryshime të tjera që mund të jenë të nevojshme. Në qoftë se ne kemi nevojë për ndryshime kushtetuese për këtë ligj tani, do ti bëjmë ato tani dhe reforma në drejtësi do ti bëjë ndryshimet e saj në momentin kur të përmbyllet ajo reformë”, shprehet Bylykbashi.

bylykbashi
Oert Bylykbashi, deputet i PD-së

“Personalisht kam mbrojtur qëndrimin që ndryshimet kushtetuese nuk duhet të jenë parciale por duhet të ishte pritur që ndryshimet kushtetuese të bëheshin bashkërisht me ndryshimet që sot janë dërguar Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi, por pak rëndësi ka mendimi im. Ajo që ne si mazhorancë jemi përcaktuar qartë është që ligji për dekriminalizimin i cili kaloi dje të bëhet funksional në një kohë sa më të shkurtër të mundshme dhe për këtë duhen bërë ndryshimet kushtetuese”, thotë Ulsi Manja.

manja
Ulsi Manja, deputet i PS-së 

Ndryshimet kushtetuese, pas miratimit final në komisionin e dekriminalizimit, do t’i paraqiten kuvendit si propozim i 1 5 së deputetëve.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)