Reformimi i KQZ në duar të partive
pritet lirimi nga detyra i 2 anëtarëve

Reformimi i KQZ në duar të partive<br />pritet lirimi nga detyra i 2 anëtarëve
TIRANE- “Institucioni administrues i zgjedhjeve në vend duhet që të plotësohet me anëtarët që mungojnë”, ky është qëndrimi i anëtarëve aktual të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas anëtarit Hysen Osmanaj ajo që duet të bëhet sa më parë është pikërisht miratimi i dorëheqjes së ish anëtarëve të këtij institucioni nga ana e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët vetë ata i miratuan për të qenë në këto poste.

“Pas miratimit të dorëheqjeve të dy ish anëtarë, palët duhet të mendojnë të plotësojnë këtë institucion”, shprehet Osmanaj. Duke lënë si reformimin e këtij institucioni, anëtari tjetër i KQZ, Klement Zguri do të shprehej se duhet një studim i bazuar në ligjet përkatëse. “Për të përcaktuar një formulë efiçente për KQZ kërkon një studim. Nuk është vetëm KQZ, por gjithë administrata zgjedhore. Unë kam eksperienca edhe kur KQZ ka qenë e pavarur, organ kushtetues dhe kur u bë kategori ligjore”, ka thënë anëtari i KQZ.

Në të njëjtën kohë ai ka komentuar edhe faktin se nuk parashikohet ndërprerja e mandatit të anëtarëve që janë në KQZ. “Ndërprerja e parakohshme e mandatit të anëtarëve është e parashikuar në kod se kur mund të bëhet. Subjektet zgjedhore që kanë të drejtën të kenë përfaqësues duhet të gjejnë arsyen dhe të propozojnë kandidatët për të plotësuar vakancën e krijuar në KQZ”, ka thënë ai.

Qëndrimi i PD
Dy ish-anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alaban Shtylla si dhe Denar Biba nëpërmjet një kërkese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, kërkojnë lirimin e tyre nga detyra. Votimi i kërkesës së tyre në seancën parlamentare të ditës së enjte ishte dhe shkaku i debateve ms palëve politike. Paria Demokratike kërkoi nxjerrjen jashtë rendit të ditës së kërkesës së tyre, çka bën që kjo kërkesë duhet të presë kohë sa të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për tu miratuar aty dhe më pas për t`u hedhur në votim në seancën plenare.

Kjo nga ana e të majtëve, u konsiderua si një frikë e opozitës për të liruar përfundimisht anëtarët e dorëhequr nga detyra dhe për të emëruar ndoshta anëtarë të rinj. Por frika qëndron pikërisht në faktin e riorganizimit të këtij institucioni, i cili deri më tani është konsideruar një institucion politik, duke marrë parasysh këtu edhe faktin se në të kanë mbetur vetëm katër anëtarët që janë  propozuar nga e djathta në Kuvend. Por ajo që mbetet më shqetësues mbetet pikërisht fakti se opozita i trembet konfigurimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas dorëheqjes së anëtarëve të majtë dhe ndryshimit të mazhorancës qeverisëse.

Për këtë arsye, opozita i kërkoi kreut të Parlamentit, Ilir Meta, që të tërheqë nga rendi i ditës projektvendimin “Për lirimin nga detyra të znj. Albana Shtylla, dhe z. Denar Biba anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. Anëtarët e majtë të KQZ, kanë dhënë dorëheqjen me vullnetin e tyre pas shkarkimit të Ilirjan Muhos, përfaqësues i LSI në organin më të lartë zgjedhor, dhe nuk kanë kryer funksionet që i përcakton detyra.
 
Kodi Zgjedhor
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë në raportin e fundit të tij për zgjedhjet e 23 qershorit, theksoi idenë e reformimit të Kodit Zgjedhor. Pritet tashmë edhe raporti përfundimtar i OSBE ta konfirmojë një gjë të tillë.

Shkrimi u publikua sot (29.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike