Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Ilir Meta refuzoi të dekretojë emërimin e Gent Cakajt ministër të Punëve të Jashtme (Lexo këtu). Meta nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit i cili do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjidhjen e ngërçit presidencë-qeveri. Kreu i qeverisë thotë se vendimi i Metës është antikushtetues, ndërsa argumentet sipas tij janë skandaloze dhe turpëruese për institucionin. Kryeministri e mbyll reagimin me fjalët: "Ndjesë Kosovës për këtë turp".  

Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp.

Edi Rama, kryeminitër

Rama reagoi sërish për këtë cështje, menjëherë pasi Edita Tahiri, ish-ministre e Jashtme e Kosovës reagoi dhe përshëndeti vendimin e Metës. Rama tha se Tahiri u rreshtua në anën e qyqarëve që quajnë Metën vizionar. (Lexo këtu) Menjëherë reagoi Meta, që tha se për të integriteti i Kosovës është i pari, dhe kryeministri nuk ngurroi ti përgjigjej. Rama tha se Meta e trajtoi Cakajn, sikur të ishte Babalja. (Lexo këtu)  Një reagim lidhur me ngjarjen ka ardhur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e konsideroi mosdekretimin e Cakajt si një goditje të merituar ndaj albanofonëve. (LEXO KËTU)

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta Meta refuzoi të dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm. Meta nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit i cili do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjidhjen e ngërçit presidencë-qeveri. (Lexo këtu).