Zvicra ka publikuar listën me futbollistët e përzgjedhur, ku bie në sy fakti se Albian Ajeti është grumbulluar zyrtarisht me skuadrën e parë.

Ky është grumbullimi i parë i Ajetit me skuadrën e parë, duke u bërë një tjetër futbollist që “tradhton” kombëtaren shqiptare.

Ai ka pasur disa ftesa nga Shqipëria, por në fund ka vendosur për të luajtur me Zvicrën, ndërkohë që vëllai i tij, Arlind Ajeti luan për kuqezinjtë.

Jashtë është lënë Florent Hadërgjonaj, i cili refuzoi Kosovën për Zvicrën, por mesa duket kjo gjë nuk i ka bërë përshtypje trajnerit Petkoviç.

Shqiptarët që janë grumbulluar me Zvicrën janë këta: Xhaka, Shaqiri, Mehmedi, Behrami, Xhemaili dhe Ajeti.