Refuzojeni garën mes të keqes më të mirë

Refuzojeni garën mes të keqes më të mirë

Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha

Cili e ka zbrazur me shumë Shqipërinë, kur ka qeverisur, këta në pushtet apo ata në opozitë? Kur kanë ikur më shumë shqiptarët nga sytë këmbët prej atdheut të vet dhe si ta ndajmë rolin e atyre, që kanë qeverisur me të dy krahët, në këtë fshesë kombëtare?
Kjo është tema në qendër të debatit politik të ditës dhe të dyja palët duket se kanë mobilizuar të gjithë arsenalin e tyre mediatik për ta kaluar kopilin në prehrin e kundërshtarit.
Pastaj do të vijojë historia vetëm duke ndërruar kasetën, por gjithmonë brenda të njëjtës logjikë.


Në cilën kohë ka pasur më shumë korrupsion, kur e kanë pasur dorën më të rëndë hajdutët e pushtetit kush ka vjedhur me shumë vota apo ka manipuluar zgjedhjet, cili prej tyre ka blerë me shumë media apo cili ka pasur me shumë lidhje me të fortët e krimit të organizuar?


Pyetja te tilla do të jenë gjithmonë në vorbullën e polemikave tona publike, nëse do të votojmë sërish të njëjtët njerëz edhe pas 20-30 vjetësh, disa prej të cilëve të ricikluar dhe gati në të gjitha ofiqet e larta të shtetit.
Ajshtajni thotë se kulmi i marrëzisë është atëherë, kur njerëzit për veprime të njëjta presin rezultate të ndryshme. Dhe e bukura është se disa prej tyre janë paraqitur në të gjitha llojet e mundshme të aleancave të paprincipta politike (për të mos përdorur atë termin e rëndë, që u shpik për zgjedhjet e një milion "shuplakave").


Ndaj edhe e vetmja rrugë për të shpëtuar nga mallkimi i gjatë i zgjedhjes mes dy të këqijave, është të refuzosh ata, që i kanë dhënë të gjitha provat se nuk duan dhe nuk dinë te qeverisin, por e kerkojnë dhe e rrëmbejnë pushtetin në Shqipëri vetëm për të sunduar.
Ndryshimi do të vijë vetëm duke mos votuar asnjërin prej tyre në zgjedhjet e ardhshme, të cilat duhet të konsiderohen sikur janë nesër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 26/08/2020 09:55

    A.Patozi nuk ka te drejte te qeverisi...dhe nuk do te qeverisi kurre.Pasi edhe kurvishte be PD dhe tanime nuk ka thene te verteten per S.Berishen i cili eshte e keqa me e madhe e ketij vendi ne 30 vite. Patozi duhet te dije se bga PD e hoqi Sb e jo Luli,i cili nuk di te lidhi oshkuret. -Ne PD nuk eshte bere kurre analiza e humbjes por i eshte faturuare kundershtarit polikike.Dhe me kete metide i bie qe Pd nuk duhet te vij ne pushtet kurre,kurre..! -Sa i perket kush i ka bere me shime dem bendit e di edhe bufi pulave: -Pd nen drejtimin e Sb i shkaktoi vendit mbi 530 mild.$ pasuri,ku vetem nafta e derguar Millosheviçit nuk behet hrsap.Pet vjedhjen e zgjedhjeve 96 qeveria e tij u cilesua nga bota "qeveri gangesteresh.." Po keshtu 97,98..e beri Sb,ku u vrane mbi 3000 njerz dhe gjithsej 1991-2013 mbi 20000 njers,ku vetem ne atropoje 200 burra.Ka plot krime te tij...deri 75.Nese do kishte drejtesi Sb,Im,Lb. Do te ishin ne burg. -Edi Rama nuk ka dosje te hapura vjedhje e jrimi Ai nuk ka vrare asnje mize. Ndaj ne 2021 do te marre mandatin e trete.

    Përgjigju
  • Turi: 26/08/2020 09:44

    Eh mor Astrit, ne teori mire e ke, por ne praktike nuk shpetojme nga keta edhe po te mos votojme, pasi do te votojne te gjithe familiaret, te afermit, shoket dhe anetaret e partive. Meqe keto zgjedhje nuk kane nevoje per kuorum, at do te zgjidhen perseri dhe ne na rrofte qe nuk votuam. Keta hiqen qafe vetem nese del nje force e re politike qe merr pjese ne zgjedhje dhe nese te gjithe e votojne ate! Kjo thirrja jote per bojkotim zgjedhjesh nuk do te kete asnje rezultat praktik, perveç nje rezultati statistikor per zgjedhje me pjesemarrje te ulet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë