Refuzon biznesmeni, Beqja thirret për herë të tretë në prokurori, nuk dëshmon për Ervis Martinajn

Refuzon biznesmeni, Beqja thirret për herë të tretë në prokurori, nuk dëshmon për Ervis Martinajn

Ylvi Beqja

Biznesmeni Ylvi Beqja që është vënë në mbrojtje nga shteti, pasi dha dëshmi në procesin penal kundër Emiljano Shullazit, është thirur dy ditë më parë në prokurorinë e Tiranës, për të dëshmuar për llogari të hetimit që po zhvillohet kundër Ervis Martinaj. Ka qënë prokurori Kreshnik Ajazi, ai që ditën e martë ka zhvilluar një takim me Ylvi Beqjan, duke i kërkuar këtij të fundit që të dëshmojë në prokurori lidhur me këkrcënimet dhe kanosjet që ka pasur nga Ervis Martinaj. Por nga sa mësohet, sërisht biznesmeni Ylvi Beqja, ka mbajtur një qëndrim asnjëanës, duke kërkuar kohë pasi nuk ishte i gatshëm të dëshmonte kundër Martinaj. Fill pas këtij takimi mësohet se Beqja ka lënë ambjentet e prokurorisë së Tiranës, duke mos dëshmuar për të tretën herë.

Beqja në muajin Mars 2017, ka kallëzuar në prokurori Ervis Martinaj, duke e akuzuar se e ka kanosur me jetën e tij, me qëllim tërheqjen nga dëshmia kundër Emiljano Shullazit. Por kur kanë kaluar më shumë se një vit e gjysëm nga kallëzimi që Beqja ka bërë në prokurori, biznesmeni është thirur tre herë rradhazi të dëshmojë kundër Ervis Martinaj. Sipas videos që Report Tv ka transmetuar ekskluzivisht Alushi është i fundit që del nga grupi i Ervin Matës dhe nuk dallohet që të ketë armë në dorë. Fabjol Alushi ishte në grupin e Matës dhe Bilos në momentin që ndodhi përplasja me Ervis Martinajn në ish-bllok.

Nga ngjarja në datë 4 tetor në ish-Bllok u vra,Fabjan Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljo Hato.  Për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në kërkim vijojnë të jenë Ervin Mata, që dyshohet se është arratisur jashtë vendit, Merviol Bilo, i cili sipas burimeve policore, i ka shpëtuar një operacioni policor pak ditë më parë, biznesmeni Eldi Dizdari. Në datë 25 nëntor u dorëzua Ajaks Boshnjaku, miku i Ervin Matës, ndërkohë që në datë 27 nëntor u lirua nga burgu pas arrestimit Geldo Hoti, që ishte pjesë e grupit të Matës. Pronari i lokalit në ish-Bllok, Redi Popescu, u la nga gjykata në masën “arrest shtëpie” në datë 23 tetor pas arrestimit.

Ai dyshohet se fshehu pistoletën e Ervis Martinajt. Ndërkohë Ervis Martinaj ndodhet në “arrest me burg” pa afat, pasi përpos akuzave për ngjarjen në Bllok akuzohet edhe për pastrim parash. Nga zbërthimi i mesazheve telefonike të Martinajt nga ekspertët izraelitë, rezulton se ai ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në këtë ngjarje. Shkak i përplasjes me armë zjarri në Bllok fillimisht u dyshua se ishte sherri për një ngacmim ndaj këngëtares Elvana Gjata, e cila është e fejuara e Ervin Matës, por rezulton se arsyeja kryesore ka qenë prishja e pazareve të drogës dhe borxhet financiare.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 24/01/2019 08:43

    E paskan kërcënuar 100%

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen