TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha me anë të një statusi në Twitter ka reaguar mbi transferimin në rrethe të prokurorëve që refuzuan shortin për dosjen 'Shullazi'.

Në statusin e tij, Basha shkruan se Rama dhe Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij dhe të njëjtin skenar po zbatojnë për të lehtësuar Shullazin. 

Siç e kemi paralajmeruar. Sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon.

Lulzim Basha, kreu i PD-së

Ditën e sotme, prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka urdhëruar transferimin e përkohëshëm në rrethe të prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit për dosjen e Shullazit.

Bëhet fjalë për prokurorët: Olsian Çela, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj, e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmatajn, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit.