Regjimi komunist, përkujtohen
39 intelektualë të pushkatua

Në Akademinë e Shkencave janë përkujtuar sot në një aktivitet të veçantë 39 intelektualë, akademikë, klerikë dhe oficerë të lartë, të cilët janë pushkatuar në harkun kohor 28 tetor-16 nëntor 1944. E pranishme në këtë aktivitet, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi tha se duke kujtuar të shkuarën e regjimit komunist, do të ndalet rikthimin i tij sot e përgjithmonë.

“E ndjeva përgjegjësi të jem prezent në këtë aktivitet, me respekt të kujtesës së Tiranës së përgjakur, nga gjaku i 105-së bijve të saj. Në respekt të atyre që menduan të lirë, e deshën Shqipërinë të lirë dhe menduan të jetonin në demokraci. I vrau terrori dhe terroristët komunistë, iu vrau idealet, iu vrau lirinë. Me mijëra të tjerë i burgosi në 40 burgje dhe internoi në 50 kampet e pafund”, ka thënë nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës.

Ajo tha se e shkuara nuk ndreqet dot, por as nuk harrohet dhe për të ndalur përgjithmonë kthimin e saj, shërben kujtesa.

Regjimi komunist ne Shqipëri është konsideruar më i egri dhe më i përgjakshmi ne Evropë. Nga të dhënat zyrtare, gjithsej të pushkatuar e të vdekur në burgjet e komunizmit numërohen 6535 viktima. Prej tyre numërohen klerikë katolikë 120 persona, myslimanë 60 persona, bektashinj 83 persona, ortodoksë 39 persona. U shkatërruan dhe u mbyllën 2169 institucione fetare, prej të cilave 740 xhami, 608 kisha e manastire ortodokse, 157 kisha e manastire katolike, 530 teqe e tyrbe.

Statistika të viktimave të sistemit komunist:

1. Të pushkatuar 5548, nga këta 91 gra
2. Të burgosur 14563, nga këta 445 gra
3. Të vdekur në burg 987, nga këta 7 gra
4. Të futur në psikiatri 308, nga këta 35 gra
5. Të internuar 21401, nga këta 322 gra



Redaksia Online
(shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse