Një prej mjeshtërve të kinematografisë italiane, Drejtori i fotografisë dhe regjisori Lucciano Tovoli ka vizituar ambientet e Bunkart 1. Pasi ka ardhur në Tiranë për një vizite të shkurtër pune, Tovoli i shoqëruar nga regjisori i njohur shqiptar Pirro Milkani ka mbetur shumë i impresionuar nga mjediset e BunkArt1.
Regjisori Italian u shpreh ky bunker anti-bërthamor është një metaforë e fuqishme e paranojës dhe pushtetit të regjimit diktatorial, i shndërruar tashmë në një atraksion turistik.
Lucciano Tovoli e ka vizituar Shqipërinë 3 herë gjatë viteve të diktaturës nga 1979-1982, kohë në të cilën së bashku me aktorin francez Mishel Pikoli dhe yllin e kinemasë italiane Marccelo Mastrioani, po punonin për të xhiruar në Shqipëri filmin “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”, sipas romanit të Ismail Kadaresë.
Por pas një urdhri për ndërprerjen e projektit nga Komiteti Qendror i Partisë së Punës, ky projekt nuk u finalizua siç ishte menduar.
Rikthimi i Lucciano Tovolit në Tiranë lidhet pikërisht me ngjarjet e këtij filmi për të cilin po xhirohet këto ditë një dokumentar.
Dokumentari do të fokusohet rreth temës së filmit “Gjenerali” dhe kontakteve të Luaciano Tovollit me funksionarët komunistë dhe intelektualët e kohës.
Luciano Tovoli, kineasti dhe producenti 80-vjeçar ka një karrierë të pasur. Ai konsiderohet në Itali si një nga regjisorët e producentët më të mirë.
[gallery]22695[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO