Regjisori shqiptar merr çmimin e parë në Australi me filmin 'Lajmi' (VIDEO)

Regjisori shqiptar merr çmimin e parë në Australi me filmin 'Lajmi' (VIDEO)

Foto nga Lorin Terezi

Regjisori i njohur shqiptar Lorin Terezi është vlerësuar me çmimin e parë të festivalit të organizuar në Australi për filmin  me metrazh të shkurtër, "Lajmi".

Lorini ka arritur të fitojë çmimin “Best International Short Film” në kompeticionin e quajtur ‘Flickerfest Aëard’, ku kanë garuar regjisorë nga e gjithë bota së bashku me projektet e tyre kinematografike.

Vetë Terezi ka zgjedhur ta zbulojë këtë lajm në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Sensacionale !!!

I lumtur të njoftoj që filmit të shkurtër nga Lorin Terezi i është dhënë Cmimi i Parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër, Flickerfest, Australi.

Është një shtesë e akreditimit zyrtar për të filluar garën e Oskareve 2021.

Sukses i mëdh për këtë bashkëprodhim të Shqipërisë dhe Spanjës në Premierën e saj Botërore”, ka shkruar regjisori shqiptar krahas fotos.

Pjesë nga filmi

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik

Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik