Regjistrimi fiktiv i 2800 zgjedhësve në Durrës dhe 600 të tjerëve në Kavajë vë sërish në lëvizje KQZ-në. Pas shkresës së Prokurorisë së Durrësit për Drejtorin e Gjendjes Civile për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës për bllokimin e lëvizjeve në listat e zgjedhësve, KQZ-ja vendos të thërrasë në seancë Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile. Vendimi u mor pas kërkesës së PD-së në KQZ për këtë çështje.
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile ose një përfaqësues i lartë i këtij institucioni do të raportojë këtë të mërkurë në KQZ mbi kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për listën e personave që dyshohen se janë regjistruar në mënyrë fiktive në Bashkinë e Durrësit dhe të Kavajës. Vendimi për këtë seancë u mor unanimisht nga KQZ-ja pas kërkesës së PD-së për këtë çështje, kërkesë kjo që u mbështet edhe nga përfaqësusi ligjor I PS-së në KQZ.
Partia Demokratike denoncoi përmes Audidit Teknicien në KQZ lëvizjet fiktive të zgjedhësve në Bashkinë e Durrësit, ku rezulton se në këtë bashki janë regjistruar gjatë muajve të fundit 2 800 zgjedhës ndërsa në Bashkinë e Kavajës 600 zgjedhës.
Pas hetimeve paraprake Prokurori e Durrësit vendosi regjistrimin e procedimit penal dhe në funksion të vendimit të Gjykatës së Durrësit, ku u vendos sekuestrimi i të dhënave kompjuterike në lidhje me përbërësit e gjendjes civili që i përkasin listës së këtyre zgjedhësve duke ndaluar kryerjen e veprimeve të mëtejshm e nga zyra e gjendjes civile këtë vendim Prokuroria ia përcolli Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
Sekuestrimin e të dhënave kompjuterike në lidhje me përbërësit e Gjendjes Civile që i përkasin shtesave.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO