Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se regjistrimi i anëtarëve të KZAZ-ve nuk ka lidhje me regjistrimin e Partisë Demokratike.
“Dua të rikonfirmoj edhe një herë se vendimmarrja e KQZ dhe çfarë ndodh në KQZ është në përputhje me principin që ne aplikojmë sikurse është transparenca e plotë. Ajo vendimmarrje është e imponuar nga rrethanat, lidhet me procedurat që duhet të kryejnë KZAZ-të në bashkitë që kanë një KZAZ që lidhet me regjistrimin e komisioneve nismëtare për kandidatët e pavarur. Vendimet që lidhen me emërimin apo shkarkimin e anëtarëve të KZAZ-ve nuk bëhen gjithmonë në mbledhje publike. Bëhet publikisht vetëm emërimi fillestar.
Edhe në rastin në fjalë, ne i kishim emëruar më parë një pjesë të anëtarëve të KZAZ-ve,. Emërimi është bërë dje në minutën e fundit sepse është dashur të merrnin detyrën më së shumti sekretarët që kanë një rëndësi të veçantë për menaxhimin e procesit. Këtu nuk ka asnjë qëndrim tjetër tej atij që sapo e thashë.
Ne kemi emëruar anëtarë të KZAZ-së personat që është paraqitur nga personi që është legjitim në komunikimin me KQZ-së. Indrit Sefa si përfaqësues i PD ka gjithë legjitimin. Edhe Selia e PD ka legjitimin dhe ndaj ne atje dërgojmë shkresat. Se kush rri në Selinë e PD-së kjo nuk është çështja jonë. Për të mos pasur keqkuptim është e ndryshme nga çdo kërkesë tjetër dhe më së shumti për regjistrimin e një Partie politike në zgjedhje. Ne e bëjmë këtë sepse kështu duhet bërë, kështu e kërkon ligji”, tha Celibashi.
Lajmi kryesor:
Regjistrimi i PD, Celibashi: Të sjellin dokumentin, afati skadon në mesnatë! Alibeaj nuk pret vendimin e KQZ, dërgon kërkesën në KAS: Basha ka ikur











