Përballjet më 30 qershor, kandidatët në 61 bashkitë nga PS, BD, ish-aleatët dhe të pavarurit /EMRAT

Përballjet më 30 qershor, kandidatët në 61 bashkitë nga PS, BD, ish-aleatët dhe të pavarurit /EMRAT

Ka përfunduar në mesnatë afati për regjistrimin në Komisionin Qëndror Zgjedhor të kandidatëve për kryetar bashkie si dhe këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Partia Socialiste ka zyrtarizuar brenda afatit 61 kandidatët  e saj për 61 bashkitë në vend, duke zyrtarizuar edhe kanidatin për bashkinë e Peqinit i cili është Lorenc Tosku.

Lorenc Tosku dhe Taulant Balla

Partia Bindja Demokratike ka regjistruar kandidatë vetëm në 25 bashki dhe përveç zonave me kandidatë të pavarur, në zonat e tjera PS kandidon e vetme.

LISTA E PLOTË E KANDIDATËVE

ELBASAN

Elbasan             Gledian Llatja

Belsh                 Arif Tafani

Cërrik                Andi Salla (PS)   Merita Xhika (BD)

Gramsh            Klodian Taçe (PS)  Sabri Ibrahimi (BD)

Librazhd           Kastriot Gurra

Peqin                Lorenc Tosku

Përrenjas          Nuri Belba (PS)  Myslim Karriqi (Aleanca Kuq e Zi)

FIER

Fier                 Armando Subashi

Lushnjë          Fatos Tushe

Divjakë           Fredi Kokoneshi

Patos              Rajmonda Balilaj

Mallakastër      Qerim Ismaili

Roskovec          Majlinda Bufi

GJIROKASTËR

Gjirokastër            Flamur Golemi

Tepelenë               Tërmet Peçi  (PS)  Gëzim Malko (BD)

Këlcyrë                 Klemend Ndoni (PS)   Shkëlqim Muho (BD) Hazbi Kasaj (Zgjidhja)

Libohovë               Luiza Mandi

Memaliaj               Gjolek Guçi

Përmet                  Alma Hoxha

Dropull                   Dhimitër Tola

SHKODËR

Shkodër                  Valdrin Pjetri

Fushë-Arrëz           Fran Tuçi

Malësi e Madhe      Tonin Marinaj  (PS) Pjerin Spathari (BD)

Pukë                        Gjon Gjoni

Vau i Dejës               Mark Babani

DURRËS

Durrës          Valbona Sako (PS)  Valdona Sakollari (BD)

Krujë            Artur Bushi

Shijak          Elton Arbana  Arben Pohumi (BD) Ardian Kokomani (I pavarur)

LEZHË

Lezhë           Pjerin Ndreu  (PS)  Salvador Kaçaj (BD)

Kurbin           Majlinda Cara  (PS)  Edmond Piroli (BD)

Mirditë           Ndrec Deda

BERAT

Berat                       Ervin Demo (PS)  Plarent Aleksi (I pavarur)  Pavllo Shkarpa (BD) 

Kuçovë                   Kreshnik Hajdari

Poliçan                   Adriatik Zotkaj

Skrapar                  Adriatik Mema (PS)  Devi Hebibasi (BD)

Ura Vajgurore        Juliana  Memaj

TIRANË

Tiranë           Erjon Veliaj (PS)  Arben Skënderi (BD)

Vorë              Agim Kajmaku

Kamëz           Rakip Suli (PS)  Ylber Gjeta (BD)

Kavajë            Redi Kraja (PS)  Bledar Sinella (BD)

Rrogozhinë    Haxhi Memolla

KORÇË

Korçë              Sotiraq Filo (PS)  Leonard Olli (BD)

Devoll             Eduard Duro (PS) Fejzi Shaholli (I pavarur)

Kolonjë           Erjon Isai (PS)   Fatjon Feka (BD)

Maliq              Gëzim Topçiu

Pogradec        Ilir Xhakolli

Pustec            Pali Kolevski

KUKËS

Has              Liman Morina (PS)   Abedin Uruçi (BD)

Kukës            Safet Gjici

Tropojë          Rexhë Biberaj (PS)  Edison Hasanaj (BD)

DIBËR

Bulqizë          Lefter Alla (PS)    Ilir Balla (BD)

Dibër             Dionis Imeraj     Shkëlzen Qoka (BD)

Klos               Ilmi Hoxha (PS) Bedri Hoxha (I pavarur)

Mat                Agron Malaj

VLORË

Vlorë             Dritan Leli (PS)   Valbona Mezini (BD)

Konispol       Shuaip Beqiri

Sarandë       Ardian Gurma (PS)   Ilir Nikolla (I pavarur)

Selenicë       Pellumb Binaj (PS) Marildo Hodaj (I pavarur)

Delvinë         Majlinda Qilimi

Himarë          Jorgo Goro

Finiq              Kristo Kiço (PS)      Leonidha Hristo (BD)

Nga ana tjetër opozita joparlamentare jo vetëm që nuk ka regjistruar asnjë kandidat në zgjedhjet e 30 qershorit, por ka deklaruar se nuk do të lejojë që zgjedhjet të kryhen pa pjesëmarrjen e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
EMRI/ Një tjetër kandidat, Bindja Demokratike gati për bashkinë e Mallakastrës


Partia e kryesuar nga, Astrit Patozi, Bindja Demokratike pak orë më parë bëri publike listën me 25 kandidatët e saj për bashkitë që do të kandidojë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ndërkohë së fundmi një tjetër kanidat është zyrtarizuar për Bindjen Demokratike. Bëhet fjalë për Robert Brahajn i cili do të kandidojë për Bashkinë e Mallakastrës.

Aktualisht Brahaj mban postin e këshilltarit në Bashkinë e Mallakstrës, i dalë nga partia PDIU.

Brahaj dokumentacionin e kandidaturës e ka dorëzuar ditën e djeshme rreth orës 12:00 në KZAZ-në e Mallakastrës. Kështu në bashkinë e Mallakastrës Bindja Demokratike ka kandidatë edhe për kryetarë edhe për këshilltarë.

Ora 08:33
Kandidati i AK 'ndryshon mendje', tërhiqet nga gara për kryebashkiak në Lushnje

1557815643_5572617123113086591552307190313387136385024n.jpg

Kandidati i Aleancës Kuq e Zi, Adriatik Leka, njëherësh nënkryetar i AK, ka vendosur të tërhiqet nga gara për kryetar Bashkie në Lushnjë. Në një status të gjatë në Facebook, Leka argumenton vendimin e tij se shkak është bërë situata politike, sipas së cilit qëllimi final i dy palëve është përplasja fizike mes popullit.

Duke u ndalur tek zgjedhjet e qershorit, Leka shkruan ka zgjedhur të heq dorë pasi janë të mbuluar me hije dyshimi. Në fund ka pasur një thirrje për kryeministrin Edi Rama, të cilit i kërkon që të japë dorëheqjen.

"Situata në të cilën po shkon vendi dhe dëshira e madhe e dy forcave politike me embrion të përbashkët për ta futur vendin në përplasje fizike me detyron të marr një qëndrim: Kurrë nuk e dëshiroj që në këto momente kaq të vështira për vendin tim të bëhem palë e proces zgjedhor ku mban era vandalizëm ku mban era gjak. Shqipëria ime dhe populli im kurrë nuk e meritojnë një tragjedi të dytë nga kjo klasë politike e mbuluar këmbë e kokë me kriminalitet dhe korrupsion.

Për 28 vite kjo klasë politike nuk pati vullnetin e mirë për ta zhvilluar këtë vend të bukur . Për 28 vite kjo klasë politike e vodhi e tjetërsoi pronën e shpopulloi vendin vetëm e vetëm për të përvetësuar pronat e shqiptarëve të ndershëm. Kjo klasë politike është vazhdimësia e grupit kriminal e zbritur nga malet në fund vitin 1944 me ndihmën e shovinizmit serb e cila sekuestroi pronat pasuritë e shqiptarëve demek do të krijonte një reformë agrare, por që shumë shpejt i tregoi dhëmbët me kolektivizimi, kolektivizim të cilin e shfrytëzoi mbas 1992 duke i përvetësuar pronat dhe pasuritë e shqiptarëve.

Sa më sipër vendos të tërhiqem nga këto zgjedhje të mbuluar me hije dyshimi ku për qëllim kanë çuarjen e vendit në gjakderdhjes. Aleanca Kuq e Zi u regjistrua në këto zgjedhje me shpresën se do të kishte vullnet që ky sistem do të shkulej . Kurrë nuk mund të jemi mëkatarë në këtë proces të mirkurdisur për situata të hidhura. Vendi duhet të shkojë me çdo kusht drejtë qeverisë stabilitetit kombëtar.I bëj thirrje kryeministrit të tregojë një moment të vetëm botën e tij intelektuale dhe njerëzore.Të japë dorëheqjen dhe t'i japë shpresë ndryshimit", shkruan Leka. 

Ora 08:28
Nga artistë te zv. ministra/ Report Tv zbardh listën e këshilltarëve bashkiakë për Tiranën

1532193753_keshillibashkiak1.jpg

Erion Veliaj është regjistruar si kandidat i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës. E deleguara e Partisë Socialiste për Tiranën ka dorëzuar dje në Komsionin Qëndror Zgjedhor emrat e kandidatëve për bashkitë e tjera për qarkun Tiranë, Rakip Suli, Redi Krajli, Agim Kajmaku dhe Haxhi Memolla si edhe listat e kandidateve të këshillit Bashkiak perkatës.

Gazatarja e Report TV Esiona Konomi zbardh listën e këshilltarëve bashkiakë për Tiranë.

Lista duket e goditur dhe pasqyron një ndërthurje të zgjedhurish mes qeverisë dhe bashkisë, ku spikasin një sërë zëvendësministrash të qeverisë Rama, të cilët kandidojnë për një vend në Këshillin Bashkiak. 

Listës i janë bashkuar edhe emra të spikatur të qeverisë si Toni Gogu (Zv. Ministër i Drejtësisë), Ornela Çuçi (Zv. Ministre e Mjedisit), Besfort Lamallari (Zv. Ministër i Brendshëm), Sonila Qato (ish ministre dhe drejtoreshë e ARRSH), Julian Hodaj (Zv. Ministër i Brendshëm), Arta Dollani (Drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës), Albert Nikolla (pedagog).

Por nuk kanë mbetur jashtë listës edhe emra të njohur për publikun në fushën e sportit dhe humorit. 

Gaz Paja, aktori i mirënjohur i Portokallisë, shumë i dashur për shqiptarët me rolet e tij të papërsëritshme të humorit, është një tjetër emër që i bashkohet këshillit bashkiak të kryeqytetit.

Redi Jupi, ish futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, po ashtu është pjesë e listës së këshilltarëve, me “background” çështjet e sportit.

LISTA E PLOTË

Bardhylka Kospiri

Orion Gliozheni

Mira Kapisyzi

Adrian Civici

Klodeta Dibra

Luan Bregasi

Sonila Qato

Gazmend Paja

Romina Kuko

Redi Jupi

Arta Dollani

Aldrin Dalipi

Danja Sorensen

Toni Gogo

Teuta Vodo

Albert Nikolla

Ornela Çuçi

Artur Sula

Frida Krifca

Eridian Salianji

Ermira Gjeçi

Etjen Xhafaj

Vjollca Braho

Besfort Llamallri

Alda Llazani

Koli Bele

Genta Mezini

Ervin Mete

Dorina Kuka

Plarent Ndreca

Jozela Koka

Oltrion Rrumbullaku

Klodiana Beshku

Julian Hodaj

Maura Linadi

Agim Kraja

Blerina Doracaj

Hantin Bonati

Gerta Pëllumbi

Petrit Deskaj

Bora Panajoti

Redi Shtino

Albina Nanaj

Glindxhet Madhi

Luiza Grazhdani

Enis Hoxha

Iva Beharaj

Genc Duka

Alketa Hila

Bajram Shera

Katerina Marku

Egert Vargu

Sara Shameti

Naim Halili

Xheni Hatillari

Roy Bashaj

Grejsi Bixhi

Tedi Deraj

Liri Jani

Fatmir Heti

Olsa Ulqinaku

Eni Bistri

Laureta Sinanaj

Rodolf Xhillari

Kamela Banushi

Ramazan Buci

Gresa Hoxha

Rasim Hidri

Anxhela Bakiasi

Eralb Mara

Valbona Zeka

Ylli Çano

Ruilda Lita

Auran Xhani

Arnisa Lushaj

Klevin Lala

Jonida Mema

Qaif Qefalia

Alketa Cobo

Darling Mersi

Eugerta Bak

Gledi Belba

Fatbardha Sadikaj

Fabjan Azuni

Blerina Vorpsi

Marjana Brozi

Mlitan Marku

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 14/05/2019 16:00

    I uroj shume suksese PS ne keto zgjedhje,e meriton plotesisht besimin e votuesve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...!

Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...!