Ndërron jetë një burrë nga Gjilani, shkon në 21 numri i viktimave nga COVID-i në Kosovë

Ndërron jetë një burrë nga Gjilani, shkon në 21 numri i viktimave nga COVID-i në Kosovë

Një person tjetër ka humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 21 numrin e të vdekurve si shkak i COVID-19. Viktima është një burrë 44 vjeç nga komuna e Gjilanit ndërsa sipas mjekëve ka patur edhe probleme të tjera shëndetësore. Viktima ka qenë duke u trajtuar prej rreth 8 ditësh në Klinikën Infektive në Kosovë. Deri më tani numri i të vdekurve ka arritur në 21. Në ditët e fundit mesatarisht numërohen 20 raste të reja në ditë.

Numri total i përgjithshëm ka arritur në 731 persona. Në 24 orët e fundit janë shëruar 3 persona dhe numri total shkon në 165, që do të thotë se mbi 500 raste me Covid janë aktive ende. Më herët një 73 vjeçare është shtruar në spital që prej datës 20 si dhe mësohet se ka pasur 5 sëmundje të tjera përcjellëse klinike të cilat i kanë rënduar gjendjen shëndetësore. Ndoshta masat që priteshin të përfundonin më 4 maj do të zgjaten më tepër. Sipas ekspertëve, deri në fund të muajit pritej që të kishte ulje të rasteve por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës