TIRANE-Regjistruan plazhin si tokë bujqësore, Prokuroria e Kavajës urdhëron sekuestrimin e mbi 360 mijë metra katrorë truall në zonën bregdetare të Spillesë.
Nga hetimet rezulton se kjo sipërfaqe e tokës, e shpërndarë në katër parcela, u është dhënë banorëve të ndryshëm në kundërshtim me aktet ligjore që rregullon procesin e marrjes së tokës në pronësi. Në bazë të ligjit “Për Tokën”, duhet të shpërndaheshin vetëm tokat bujqësore.
Ndërkohë, nga verifikimet e kryera nga Prokuroria e Kavajës, rezulton se sipërfaqja e sekuestruar tashmë është tokë pa fryt (ranishte), e cila ka qenë e përjashtuar nga procesi i privatizimit.
Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme të Prokurorisë së Kavajës, gjykata ka pranuar kërkesën për vendosjen e sekuestros mbi 4 parcela toke, me sipërfaqe secila, si vijon:
1. Parcela nr.1, ZK 3501, ndodhur në Spille-Kavajë me sipërfaqe 39.900 m2.
2. Parcela nr.35, ZK 3501, ndodhur në Spille-Kavajë me sipërfaqe 47.500 m2.
3. Parcela nr.37, ZK 3501, ndodhur në Spille-Kavajë me sipërfaqe 223.300 m2.
4. Parcela nr.178, ZK 3501, ndodhur në Spille-Kavajë me sipërfaqe 52.000 m2.
/Shqiptarja.com