Kjo nismë vjen pasi në këtë vend evropian ka rënë norma e lindjeve. Në fillim reklama fillon në mënyrë erotike e më pas vazhdon me një grafik për uljen e numrit të lindjeve.
Reklama shpjegon se si çiftet mund të humbasin ndjenjën për të dashuruar kur ata janë të angazhuar çdo ditë në rutinën e tyre.
Kështu që, sipas klipit, është e nevojshme që njerëzit të largohen shpesh nga kjo rutinë dhe të shkojnë me pushime. Ndërkohë që gjatë pushimeve, siç shpjegoi dhe një terapist, rritet dëshira për seks dhe çiftet e shikojnë njëri-tjetrin në mënyra të ndryshme.
Sipas reklamës së kompanisë së udhëtimeve, 10% e foshnjave daneze janë ngjizur gjatë pushimeve. Por, ndoshta për këtë kompani udhëtimesh interesi parësor është thjesht një reklamë për të tërhequr sa më shumë klientë, kurse statistikat për uljen e lindjeve në vend janë thjesht një trampolinë për të arritur synimin e tyre.
Këtë gjë nuk e dimë, por kjo reklamë është vërtetë inspiruese.
(v.gj/shqiptarja.com)