Rekomandimi i KE: Personat e vaksinuar të mos kenë asnjë kufizim në udhëtim

Rekomandimi i KE: Personat e vaksinuar të mos kenë asnjë kufizim në udhëtim

Komisioni Evropian u ka propozuar të gjitha vendeve anëtare të BE-së që gradualisht të lehtësojnë masat e udhëtimit gjatë verës. Komisioni tha se propozimi i tij është që njerëzit plotësisht të vaksinuar duhet të përjashtohen nga testimi ose karantina kur udhëtojnë nga një vend i BE-së në një tjetër.

Komisioneri për Drejtësi, Didier Reinders, ka prezantuar propozimet e masave të reja, sipas së cilave personat të cilët do të kenë certifikatën digjitale COVID-19, përmes së cilës dëshmojnë se kanë marrë dozën e fundit të vaksinës kundër COVID-19, nuk duhet t'u nënshtrohen asnjë mase kufizuese.

E njëjta e drejtë do të duhet të vlejë edhe për personat të cilët dëshmojnë se e kanë kaluar infektimin bosë të miturit që udhëtojnë në shoqërinë e atyre që gëzojnë këto mundësi.

Për të tjerët, Komisioni Evropian ka propozuar që masat të zbatohen varësisht se nga cila zonë arrijnë në BE.

Për ata të cilët arrijnë nga zonat e gjelbra nuk do të ketë asnjë masë kufizuese. Për ata që arrijnë nga zona portokalli do të kërkohet vetëm testi negativ, por jo karantina. Për ata që arrijnë nga zonat e kuqe e lehtë, do të kërkohet karantinë deri në momentin që do të ketë një test negativ.

Vetëm për qytetarët që vinë nga zona “e kuqe e mbyllur”, pra ato që kanë një situatë të rëndë epidemiologjike, do të kërkohet testimi dhe karantina.

Komisioni Evropian para disa ditësh arriti një marrëveshje me Parlamentin dhe Këshillin e BE-së për certifikatat digjitale të COVID-19.

Me këto dokumente do të dëshmohet se personi është vaksinuar, ose se e ka kaluar këtë sëmundje, ose se e ka rezultatin e testit ndaj virusit COVID-19.

Komisioni ka propozuar që PCR testet të pranohen me afat prej 78 orësh, ndërsa testet e shpejta - antigjen të jenë të vlefshëm për 48 orë.

Komisioni Evropian është duke diskutuar edhe me shtetet tjera që të kenë një njohje të ndërsjellët të certifikatave të COVID-19 në mënyrë që të lehtësohet udhëtimi edhe nga ato shtete.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja