Shifrat/ Në janar-mars investimet e huaja arritën në 354 mln euro, ‘triumfojnë’ pasuritë e paluajtshme, ekspertët: Tregu i pronave ‘i lirë’ për të huajit

Pronat rrëmbejnë pjesën më të madhe të investimeve edhe për tremujorin e parë të këtij viti. Janë afro 81.3 milionë euro të investuara nga të huajt nga janari në mars vetëm në sektorin e pasurive të paluajtshme, i cili kryeson listën prej vitesh tashmë. Në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar investimet në këtë sektor janë rritur me mbi 32 milionë euro.

Ekspertët e tregut thonë se tregu i pronave është tërheqës për të huajit, pasi ofron çmime të lira për nivelin ekonomik që ata kanë. Madje ata po blejnë edhe për t’i rishitur më pas.

“Të huajit kanë pasur goxha blerje. Ata blejnë për investim për të jetuar. Blejnë se tregu ju duket shumë i lirë për nivelin e tyre ekonomik. Një italian, një gjerman holandez apo belg e shohin shumë treg tërheqës. Por ata po blejnë edhe për të rishitur, blejnë sot dhe e rishesin më pas”, tha Ervin Demirxhiu.

“Ne kemi shumë klientë të huaj të cilët e shikojnë bregdetin jo vetëm si mundësi për disa ditë pushime, por edhe për investime. Nga Golemi deri në Ksamil Shqipëria ofron shumë. Të huajit vijnë si vizitorë dhe më pas rikthehen si investitorë”, thotë Orgest Beti.

Pas pasurive të paluajtshme, në këtë periudhë të parë të vitit të huajit kanë investuar më shumë para në sektorin e ndërmjetësimit financiar, në atë të hidrokarbureve, ndjekur nga energjia si dhe komunikacioni.

“Gjatë tremujorit të parë 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme (në masën 23%), sektorin e ndërmjetësimit financiar (në masën 21%), e hidrokarbureve (në masën 13%), e energjetikës (në masën 5%), si dhe komunikacionit (në masën 5%)”, thotë Banka e Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë thotë se në total nga janari në mars investimet e huaja direkte përllogariten në 354 milionë euro nga 307 mln euro që ishte vlera e tyre vjet. Ajo që vihet re në këtë periudhë është se 209 milionë euro është fitim që kompanitë e huaja e kanë ri-investuar në vend. Holanda, Italia dhe Turqia janë shtetet që kryesojnë listën për vlerën e investimeve të huaja në Shqipëri.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sapa: 12/06/2024 05:59

    Gjynah!Kush i genjen keta njerez te blejne ne vendin e superkorruptuar ku as bluzen qe ke veshur nuk e ke te sigurte?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës