Rekord historik/ Në 9 muaj transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën 982 mln €! Aktiviteti i real-estate dominoi ekonominë, ‘mundi’ bumin turistik të verës

Bumi turistik, nuk arriti të mposhtë pozitat që po fiton vit pas viti sektori i pasurive të paluajtshme në ekonomi. Kur pritej që rritja ekonomike gjatë korrikut, gushtit e shtatorit të vinte prej turizmit, ndodhi e kundërta, pasi ndikimin më të madh e pati ekonomia e betonit.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme në tremujorin e tretë të viti u rrit me 12.2%, ai i ndërtimit me 4.72%, kurse transporti e hotelet u rritën me vetëm 0.77% krahasuar me vjet.

Referuar data bazës së Institutit të Statistikave, mbi të dhënat transaksioneve gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, aktiviteti i pasurive të paluajtshme ka prekur vlerat rekord të 15 viteve (të dhënat e para për transaksionet në pasuri të paluajtshme janë nga 2008 e më pas).

Përgjatë 9 muajve të këtij viti transaksionet në sektorin e pasurive të paluajtshme kanë kapur vlerën rekord prej 982,1 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë, vlera e transaksioneve në këtë sektor është rritur me më shumë se 123 milionë euro.

Vlera më e lartë e shitjeve është regjistruar në kulmin e sezonit veror, me 338.8 milionë euro, duke dëshmuar se pasuritë e paluajtshme, janë kthyer në sektorin e preferuar për të investuar dhe më fitimprurës, madje blerja e një apartamenti mund të konsiderohet biznes, pasi vlera e tij sa vjen e po rritet. Shtrenjtimi i apartamenteve vit pas viti ndikon direkt në vlerën e transaksioneve në këtë sektor.

Por në kushtet kur çmimet kanë prekur vlera marramendëse, ku një metër katror në Tiranë ka kapërcyer mbi 1000 euro, dhe arrin deri në 4000 euro metri në zonat VIP (zonat përreth qendrës së Tiranës), pyetja që ngrihet është se kush po i blen këto banesa?

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, 1/3 e apartamenteve të shitura që prej vitit 2020, janë blerë nga shtetas të huaj, shumica shtetas jo rezidente në vendet e BE-së. Një pjesë e madhe e këtyre pronave përdoren për biznese, jepen me qira, ose përdoren për shtëpi pushimi, pasi më së shumti janë blerë në bregdet.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme së bashku me sektorin e ndërtimit ishin motorët kryesor që ndikuan në rritjen ekonomike në periudhën korrik-shtator.

TRANSAKSIONET NË PASURI TË PALUAJTSHME
Viti 2018       875,381,389 euro
Viti 2019       922,718,783 euro
Viti 2020       971,556,168 euro
Viti 2021     1,032,948,676 euro
Viti 2022     1,164,772,602 euro
Viti 2023        982,114,549 euro
TRANSAKSIONET 9 MUJORE
Janar-Shtator 2022           858,969,145 euro
Janar Shtator 2023           982,114,549 euro
Rritja                              +123,145,404 euro

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turizmi plus: 26/12/2023 19:08

    Nje turist i huaj erdhi si turist dhe bleu dhe shtepi pra jane te lidhura ! Tani shume gjerman austriak apo norvegjez po blejne shtepi ne plazhe , erdhen si turiste por edhe blene ndonje Apartament ! Kjo eshte nje lidhje Boterore shume shpejt do vijne dhe superinvestitor!!!

    Përgjigju
    • Blejne: 28/12/2023 03:39

      Kane blere goxha dhe puro të huaj , gjerman dhe Italian por me shume nga zona me det ftohte norvegjez etj besoj 3-7% pjesa tjeter jane emigrant ose miq te huaj EU miq me shqiptar që vijne për kuriozitet Ju pelqn dhe mbeten ketu ne shqiperi ! Sa për Shqiptarët duhet në Tirane një shtepi te kushtoje 30,000-60,000€ me 2+1 ndryshe në kete jetë zor se blehet shtepi vetëm po vajti roga 4000€ muaj gje që deri 2100 nuk besoj pra shtrenjt për paga uleta

    • Or tej: 26/12/2023 19:29

      Sidomos ata superinvestitoret do blejne pallatet ku nuk futet as zjarrefikesja meqe ujin e detit do e kene prane

  • redi: 26/12/2023 16:34

    Ekonomia u rrit me teper nga ndertimi se sa nga turizmi ? Mendoj se te ardhurat e shtetit mund te jene ne kuoten qe thuhet por ne te vertete informaliteti ne hoteleri dhe sidomos ne qiradhenie eshte sa shuma qe ka grumbulluar shteti.Ne fakt nuk eshte pozitive per buxhetin direkt por eshte rritur tvsh qe eshte tregusi sinifikativ i konsumit te popullates ,pra ato para te informalitetit perseri hyne ne te ardhura per buchetin

    Përgjigju
  • Gjyshi: 26/12/2023 16:02

    Se mos kishit dyshime perse euro shkon drejt gremines dhe cmimet e ushqimeve vazhdojne rritjen. Genjen palo guvernatori edhe per inflacionin qe gjoja eshte ne renie. Parate e zeza po e groposin ekonomine e njerezve, po shkaterojne konkurencen e ndershme dhe do e cojne ne kolaps ekonomine kombetare shume shpejt. Nuk keni pare gje akoma, argjentina do ju duket lule ne krahasim me ate qe ns pret.

    Përgjigju
    • Migel: 28/12/2023 02:16

      Argjentina esht sic ka qen,shqiperia po ben vetem posht do behet me keq se venezuela

  • Pritsi: 26/12/2023 15:48

    Per tu theksuar shumica ne te zeze dhe pakica mw cmim minimum reference. Leket te gjitha te pajustifikuara. Ndertimi eshte gropa e zez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës