Rekord në Ballkan: 390 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportë të vendeve të BE në 15 vitet e fundit

Rekord në Ballkan: 390 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportë të vendeve të BE në 15 vitet e fundit

Dikur ata ishin thjesht emigrantë. Tashmë shumë prej të ikurve në fillim të viteve ’90, apo dhe më pas, janë bërë qytetarë me të drejta të plota në një nga vendet e Bashkimit Europian. Monitor ka përpunuar të dhënat e Eurostat lidhur me dhënien e shtetësive nga anëtarët e saj për Shqipërinë, duke filluar që nga viti 2002, kur figuron dhe dhënia e pasaportave të para.

Në total, nga viti 2002 deri në 2017-n janë dhënë gjithsej 391 mijë shtetësi për shqiptarët që jetojnë në vendet e BE-së. Nga rreth 1.2 milionë emigrantë që vlerësohet të kenë ikur deri në 2015-n (përpara se të fillonte cikli i ri i emigracionit), rezulton se rreth 305 e tyre e kanë marrë tashmë një pasaportë (këtu përfshihen në fakt dhe fëmijët që kanë lindur në një nga shtetet e BE-së)
Nga viti 2008, gjithnjë e më shumë shqiptarë kanë arritur të marrin pasaportë, për të kulmuar në 2016-n, me 67.6 mijë dhe në 2017-n, me 58.9 mijë të tilla.

Italia dhe Greqia janë dy shtetet fqinjë, që jo vetëm hapën dyert për emigrantët në fillim të viteve ’90, por tashmë gjithnjë e më shumë po u japin të drejta të plota atyre.
Greqia ka dhënë në periudhën 2002-2017 rreth 180 mijë pasaporta, ose 46% të totalit të dhënë nga gjithë BE në 15 vitet e fundit. Numri më i lartë i tyre është dhënë në 2016-2017, përkatësisht me 28.5 dhe 29.5 mijë.Në vend të dytë, me 175.6 mijë pasaporta, ose 45% të totalit renditët Italia.Vetëm këto dy shtete kanë dhënë 91% të totalit të pasaportave për periudhën 2002-2015.

Italia ka dhënë më shumë pasaporta në vitet 2015-2016 (përkatësisht 35 dhe 37 mijë), ndërsa në 2017-n, numri i tyre ra ndjeshëm në 27 mijë, duke reflektuar një shtrëngim të dhënies së nënshtetësisë nga ky shtet.Pas Greqisë dhe Italisë, shteti i tretë ku shqiptarët kanë arritur të marrin më shumë pasaporta është Mbretëria e Bashkuar, me 11.5 mijë, ose 2.9% të totalit. Ku shtet ka dhënë më shumë shtetësi në periudhën 2009-2012 (me rreth 1,200) dhe më pak numri i tyre ka rënë ndjeshëm, në rreth 315 në 2017-n.Në vend të katërt është Gjermania, me rreth 6100 pasaporta, me rreth 350-350 pasaporta në vit. Interesat është fakti që Gjermania është vendi që akordoi më shumë shtetësi për shqiptarët në 2002, kur figurojnë dhe pasaportat e para, me 704 të tilla, e dyta pas Maqedonisë, që dha 904 pasaporta për shqiptarët në vitin 2002.Belgjika renditet në vend të pestë me rreth 5600 pasaporta, me nivelin më të lartë që u arrin në 2017-n, me 571 të tilla.Franca, e gjashta, dha më shumë pasaporta në 2016-n (356) dhe i uli me 21% vitin në vijim. Në total ka dhënë rreth 3,700 të tilla.

Nga shtetet jo anëtare të BE-së, më shumë pasaporta për shqiptarët ka dhënë Maqedonia, me rreth 1300 të tilla, për periudhën 2002 deri në 2007-n, më pas numri i tyre është zero.

Rekord në Ballkan

Shqipëria rezulton të ketë pasur tranzicionin më të vështirë të pas viteve ’90 në ballkan sa i përket emigracionit. Për shkak të numrit të lartë të të ikurve në vendet e BE-së dhe pasaportat që ata kanë arritur të marrin janë shumë më të larta se fqinjët, ndonëse disa prej tyre kanë popullsi më të lartë se tonën.
Për shtetasit e Maqedonisë, nga vendet e Bashkimit Europian dhe nga Zvicra janë dhënë gjithsej 113 mijë pasaporta për periudhën 2002-2015, ky kryesojnë Zvicra dhe Italia.
Në Serbi, janë dhënë 177 mijë pasaporta, ku rekordin e mbajnë Gjermania dhe Franca.
Edhe për shtetasit e Bosnjës, e cila ka vuajtur një konflikt të përgjashëm pas viteve ’90 janë dhënë gjithsej 217 mijë pasaporta në 15 vitet e fundit, kryesisht nga Austria, Zvicra, Maqedonia. MONITOR

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 24/07/2019 11:34

    390 mijë fundërrina!

    Përgjigju
    • Pse????: 24/07/2019 12:18

      Se Kan marre shtetesi tjeter????

  • Tirana: 24/07/2019 10:29

    Kjo ashte suksesi i politiks shqiptare si e ka ba popullin skllever te botes.

    Përgjigju
  • Ismet Shabani: 24/07/2019 09:36

    Kam një pyetje: Përse Kosova në harten e prezentuar qendron ende si pjesë integrale e Serbisë? Më duket se vendi amë- Shqipëria, këtë ndarje të Kosoves nga Serbia e ka njohur edhe zyrtarishtë! Më duket teper paradoksale dhe jo e këndshme që Republika e Kosoves, të paraqitet edhe më tutje në kthetrat e pushtuesit barbarë e shekullor të saj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025