FIER - 530 padi për zgjidhje martese janë rregjistruar në Gjykatën e Fierit për 10-mujorin e këtij viti, ku 431 prej tyre iu është dhënë zgjidhja.

Duke krahasuar me numrin e kërkesave të bëra në vitin e shkuar, rastet kanë ardhur në rritje.

Sipas avokatit Zenel Duraj, i cili gjatë punës së tij ka qenë i pranishëm në seanca  për zgjidhje martese, ky problem ka efekte sociale, ekonomike dhe pskologjike.

Si shkaqe kryesore, ekspertët rendisin nivelin ekonomik, papunësinë, rrjetet sociale, lojërat e fatit, emigracionin, tradhëtinë bashkëshortore etj.

Fieri vit pas viti shënon një numër të kosnderueshëm divorcesh, duke u klasifikuar si një nga rajonet me fenomen më të përhapur.

Redaksia Online
(F.T. shqiptarja.com)