Rekord në Kupat e Evropës, marrin pjesë 8 ekipe shqiptare

Rekord në Kupat e Evropës, marrin pjesë 8 ekipe shqiptare

Ndeshja Skënderbeu-Kukësi

Viti 2018 është historik për ekipet shqiptare, pasi do të jenë tetë skuadra shqiptare që do të marrin pjesë në kupat e Evropës, 3 në Champions League dhe 5 në Europa League.

Nga Shqipëria, si ekipi kampion, do të jetë Skënderbeu, që mori titullin e tetë kampion në historinë e krijmit të klubit. Nëse do të mungojë Skënderbeu për shkak të dënimit të UEFA-s, atëherë do të marrë pjesë Kukësi.

Shkëndija Tetovë është ekipi tjetër shqiptar në Champions League, që u shpall kampion i Maqedonisë, madje ka thyer edhe rekorde me pikë. Tetovarët shkojnë me një përvojë të madhe në këto kualifikime dhe gjatë rrugës se tyre kërkojnë së paku kualifikimin në grupet e Europa League.

Drita e Gjilanit do të marrë pjesë për herë të parë në Champions, edhe pse është shpallur kampion për herë të dytë në Kosovë. Ashtu sikurse vitin e kaluar, Drita në fazën e parë do ta ketë më lehtë, pasi që pritet të këtë skuadra që kanë koeficient të vogël dhe vinë nga kampionatët më të dobëta në Europë.

Sa i përket Europa League, nga Shqipëria do të luajnë Kukësi, Luftëtari dhe Laçi. Në rast se Skënderbeu pezullohet, atëherë Kukësi shkon në Champions dhe në Europa League merr pjesë Partizani. 

Nga Kosova, Prishtina, si nënkampion i Vala Superligës, do të marrë pjesë sërish, ashtu si një vit më parë. Skuadrat më të vështira për t’u kaluar Prishtina do t’i takojë në fazën e dytë të eliminatore, por duhet të kalojë me patjetër turin e parë.

Në Europa League, pas 14 viteve, rikthehet edhe FC Shkupi, një klub shqiptar, që njihet me tifo grupin e tyre të çmendur pas futbollit, “Shvercerat”. Shkupi zurin vendin e katërt në kampionatin maqedonas, mirëpo Shkëndija fitoi titullin dhe Kupën, prandaj u takon kryeqytetasve të luajnë në Evropë.

Nuk përjashtohet edhe ndonjë short mes të skuadrave shqiptare, pasi janë në 3 shtete të ndryshme, sidomos sa i përket kompeticionit të Europa League, ku janë 5 ekipe shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë