Rekord në Superligë, Teuta 1000 ndeshje nën drejtimin e Hasanbelliut

Rekord në Superligë, Teuta 1000 ndeshje nën drejtimin e Hasanbelliut

Edmond Hasanbelliu (d), duke festuar një nga trofetë

Teuta humbi sot 2-1 në Kukës, me durrsakët që falë fitores në ndeshjen e parë kaluan në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ky duel ishte i veçantë për presidentin e Teutës, Edmond Hasanbelliu. Numri një i klubit numëron 1000 ndeshje në krye të skuadrës, teksa shënon një bilanc pozitiv dhe gjashtë trofe. Kështu, kreu i Teutës është presidenti më jetëgjatë në drejtimin e një klubi në Superligë që nga 1999.

"Presidenti Edmond Hasanbelli shkruan historinë! 1000 ndeshje, 1000 emocione në krye të Teutës! Presidenti Edmond Hasanbelli shkruan historinë me Teutën në ndeshjen kundër Kukësit në “Kukës Arena”. Numri një i klubit regjistroi shifrën jubilare 1000 ndeshje në krye të Teutës. 1000 sfida, 1000 emocione! Kjo shifër unike për futbollin tonë mori më tepër vlera, pasi Teuta mori pasimin për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Stacioni “1000”, tregon dashurinë e tij për këtë fanellë. Gjatë “mbretërimit” të Hasanbelliut, Teuta ka njohur vetëm suksese. Veçanërisht në dekadën e fundit, duke fituar çdo trofe të mundshëm, pa harruar edhe kualifikimet e bujshme në kompeticionet europiane. Edmond Hasanbelli është i vetmi president në Superiore, që ka qëndruar kaq gjatë në drejtimi të një klubi. Ai e ka marrë drejtimin e ekipit që nga viti 1999 dhe vazhdon t’i qëndrojë pranë me të njëjtin përkushtim dhe pasion si ditën e parë", shkruan Teuta.

Hasanbelliu e ka marrë drejtimin e klubit të Teutës në janarin e vitit 1999 teksa vlen të theksohet se bilanci është pozitiv me 425 fitore, 248 barazime dhe 327 humbje. Në këto vite në krye të presidencës durrsake, Hasanbelliu ka festuar edhe gjashtë Kupa, ku sigurisht spikat trofeu i Kategorisë Superiore në sezonin 2020-2021.

Trofetë vijojnë me 3 Kupa të Shqipërisë si dhe dy Superkupa. Nga ana tjetër, në këto vite, Teuta ia ka dalë të kualifikohet në Europë në 12 raste ndërsa gjatë periudhës së drejtimit të Hasanbelliut, klubi ka ndryshuar 23 trajnerë. Janë disa emra prestigjiozë që kanë drejtuar ekipin durrsak ndërsa spikat Hasan Lika i cili e ka drejtuar ekipin në shtatë periudha të ndryshme.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Uroj, askush të mos e provojë qelinë

Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Uroj, askush të mos e provojë qelinë