Fitimet e ekonomisë nga bumi turistik i këtij viti, kanë regjistruar vlera rekord gjatë këtij viti.
Vetëm në pikun e sezonit turistik, të huajit kanë shpenzuar në vendin tonë rreth 1.7 miliardë euro, duke u rritur me përafërsisht 600 milionë euro në raport me tremujorin e tretë të vitit 2022.
“Shërbimet e udhëtimit u mbyllën me suficit prej 885 milionë euro, kundrejt atij prej 505 milionë euro një vit më parë. Të ardhurat dhe shpenzimet nga shërbimet e udhëtimit u rritën në terma vjetorë respektivisht me rreth 56% dhe 40%. Kjo ecuri është së bashku pasojë e rritjes së fluksit të udhëtarëve, ditë qëndrimit dhe shpenzimeve ditore. Gjatë tremujorit të tretë 2023, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 1,7 miliardë euro. Nga ana tjetër, udhëtarët rezidentë (shqiptarë dhe të huaj) kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 776 milionë euro. Shërbimet e udhëtimit gjenerojnë respektivisht 70% të flukseve valutore në hyrje dhe rreth 75% të shpenzimeve të kategorisë së shërbimeve”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.
Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga turizmi përgjatë 9 muajve të këtij viti janë 1 miliardë euro më shumë se vjet. Konkretisht 8.2 milionë turistë që erdhën nga janari deri në shtator, kanë harxhuar në Shqipëri më shumë se 3.2 miliardë euro, kurse vjet kjo vlerë përllogaritej në 2.1 miliardë euro.
Kanë mjaftuar 9 muaj që vendi të kapërcej edhe shifrat totale të vitit të kaluar, ku të ardhurat nga ky sektor ishin 2.8 miliardë euro.
Por edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit nuk mbeten pas, pasi janë rritur me 220 milionë euro në tremujorin e tretë (korrik-gusht-shtator) krahasuar me vjet.
Ndërsa në total për 9 muaj ata kanë shpenzuar jashtë vendit rreth 1.7 miliardë euro, nga 1.3 miliardë euro që harxhuan vjet në të njëjtën periudhë.
Të ardhurat do të ishin edhe më të larta nëse sektori i turizmit në vend do të ishte i formalizuar, duke marrë në konsideratë faktin se me qindra struktura akomoduese kanë ushtruar aktivitetin të palicensuar, duke bërë që fitimet reale të sektorit të jenë të cunguara dhe më të ulëta.
Shqipëria është në periudhën më të mirë të zhvillimit të turizmit, pasi janë pranë realizimit të objektivit për të pasur 10 milionë turistë në një vit, ndërsa deri në fund të nëntorit janë regjistruar mbi 9.5 milionë turistë.
Nga ana tjetër bumi turistik dhe futja e madhe e valutës në treg, po jep ndikimin kryesor në zhvlerësimin e euros, e cila aktualisht po këmbehet me 101.7 lekë.
SHPENZIMET E TURISTËVE NË SHQIPËRI
Janar-Shtator 2022 2.192 mln euro
Janar-Shtator 2023 3.215 mln euro
Rritja +1.023 mln euro
SHPENZIMET E SHQIPTARËVE JASHTË VENDIT
Janar-Shtator 2022 1.350 mln euro
Janar-Shtator 2023 1.753 mln euro
Rritja +403 mln euro
Si ndikoi ne rritjen ekonomike rritja e te ardhurave nga turizmi? Une di qe produktet e shportes vazhdojne te rriten e Jo te ulen, (nje shembull I thjeshte). Ndonje ekspert mund te asistoje?? Apo do vazhdojme me sofizma??
PërgjigjuE di përqindjen e rritjes së produkteve të shportës në raoport me rritjen ekonomike, apo veç po ja futë kot?