Përsëri emisioni ‘Repolitiks’ i gazetarit Denis Minga shënon rekord audience mbrëmjen e të mërkurës. Analiza e gazetarit investigativ të Report TV Artan Hoxha për operacionin në Nikël, një video ekskluzive se si rrëmbehet një qytetar në mes të Vlorës, kanë mbërthyer përpara ekranit mijëra shqiptarë.

Sipas kompanisë Telemetriks, e vetmja që mat audiencën e televizioneve shqiptare, Report Tv nga ora 21:00 minuta deri në 22:20 kur përfundoi emisioni, ishte televizioni i dyte më i ndjekur ne rangu kombëtarë. Siç shikohet edhe nga ky grafik matës i Telemetrikës, Report TV ka lënë pas televizionin kombëtar Top-Channel sëbashku me gjithë televizionet e tjera informative në vend.

Audienca në Report Tv krahasuar me televizionet e tjera kombëtare e informative

Detajet e operacionit në Nikël u diskutuan gjërësisht edhe nga panelistët e tjerë. Deputeti socialist Xhemal Qefalia, ish-drejtuesi i policisë Erzen Brecani dhe ish drejtuesi tjetër në policinë e shtetit, Pëllumb Nako.

Video ekskluzive siguruar nga gazetari investigativ Artan Hoxha tregoi të gjithë dinamikën se si nisi rrëmbimi i Elvis Troqes më 17 Korrik 2018,  i cili pas kësaj date rezulton i zhdukur.

Panelistët në Repolitix shprehën mendimet e tyre për këtë ngjarje të rëndë ende të pa zbuluar nga grupi i hetimit si dhe përmendën krime të ngjashme gjatë karrierës së tyre.

Erzen Breçani ish drejtues i lartë në policinë e shtetit u shpreh se “Kemi patur përvoja me rrëmbime të shumta, por jo në këtë masë”.

Pjesë e Repolitix ishte edhe situata në Shkodër një javë pas një operacioni masiv atje të forcave special.

Disa foto të publikuara ekskluzivisht për  Repolitix,  nga gazetari Artan Hoxha ku dukeshin disa të rinj të armatosur me maska në Shkodër ka ngjallur kureshtje të shikuesve dhe më pas ka prodhuar komente të shumta në rrjetet sociale dhe në Shqiptarja.com online.

Kjo është hera e dytë nga fillimi i sezoni i ri, që emisioni Repolitix  renditet  i dyti  në rang kombëtarë, duke shënuar një rekord audience falë përkushtimit dhe impenjimit të  gjithë stafit të Report Tv.