TIRANE- Konfirmohen identitetet e 6 shqiptarëve të vrarë gjatë luftimeve përkrah grupeve rrebele ndaj regjimit të Asad në Risi.
Dosjes së Prokuorisë së Krimeve të Rënda, e cila po heton grupin e rekrutimeve për luftën e Xhihadit në Siri, u janë shtuar emrat e 6 të vrarëve Anri Maliqaj, 33 vjeç, nga Prush në Tiranë; Ermal Xhelo, 35 vjeç nga Vlora; Diamant Rasha nga Tirana; Hasan Korvafaj, 58 vjeç nga Tirana, Hamit Myslija 41 vjeç nga Lapraka në Tiranë; Denis Jangulli po nga Tirana.
Ndërsa rezultojnë të zhdukur Ervis Alinji dhe Bledar Hamza.
Identitetet dhe të dhënat për rastet I janë dërguar Krimeve të Rënda nga Shërbimi Informativ Shtetëror.
Javën e kaluar Prokuroria e Krimeve të Rënda ndërmori një operacion për goditjen e rrjetit të rekrutimeve për të luftuar në Siri.
Në pranga ranë 8 persona, mes të cilëve edhe dy të akuzuarit si organizatorët kryesor imami I xhamisë së Unazës së Re në Tiranë, Genci Balla si edhe imami I xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa.
Ndërsa janë në kërkim 5 persona të tjerë, të cilët dyshohet se ndodhen në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë.
Shqiptarët e vrarë në Siri janë:
-Ermal Xhelo, 35 vjeç nga Vlora, i martuar
-Anri Maliqi, 33 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Prush të Tiranës. I martuar me tre fëmijë.
-Denis Jangulli, lindur në Dibër e banues në Tiranë. I martuar me 2 fëmijë.
-Diamant Rasha, lindur në Dibër e banues në Tiranë. I martuar me 2 fëmijë.
-Hasan Korvafaj, 58 vjeç, lindur në Kuç të Vlorës dhe banues në Tiranë. I martuar me 3 fëmijë
-Hamit Myslija, 41 vjeç, lindur në Pukë, banues në Laprakë, i martuar me 4 fëmijë
Veç emrave të personave që kanë humbur jetën në Siri, relacioni i SHISH i dorëzuar në prokurori gati 8 muaj më parë, përmban dhe shumë emra të individëve që kanë organizuar këtë veprimtari kriminale.
PESË PERSONA NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR
Pesë persona të grupit terrorist vijojnë të qëndrojnë në kërkim nga prokuroria. Masa e arrestit ndaj Shkëlzen Dumanit, Gerti Pashjas, Medi Manallari, Shyqyri Kaca dhe Almir Daci është marrë në mungesë, ndërkohë që autoritet e drejtësisë shqiptare i kanë kërkuar zyrës së interpolit të shpallë në kërkim dhe të arrestojë pesë personat e mësipërm. Të gjithë akuzohen për vepra të rënda penale, ndërkohë që disa prej tyre kanë folur në media se do kërkojnë azil politik në Turqi, për të shmangur ekstradimin.
*Në foto: Genci Balla (majtas) dhe Bujar Hysa (djathtas)
(Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com)
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com