Renditja/ Bylis toleron, Apolonia e mposht 4-1 në derbi! Flamurtari 2-2 AF Elbasani, Lushnja i bën 'gjëmën' Besës

Renditja/ Bylis toleron, Apolonia e mposht 4-1 në derbi! Flamurtari 2-2 AF Elbasani, Lushnja i bën 'gjëmën' Besës

Flamurtari - Vora, foto ilustruese

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të dielë pesë nga gjashtë ndeshjet e javës së 30-të. Me fillim nga ora 15:00, Apolonia fitoi 4-1 derbin kundër Bylis.

Të ngjitur zyrtarisht në Superligë nga sezoni i ri, ballshiotët lëshuan dhe pësuan katër gola në një takim të vetëm, teksa gjatë gjithë sezonit kishin pësuar 22 të tillë. Umejiego, Trifoni, Maksuti dhe Omeri shënuan për fierakët, duke bërë që goli i Kibe në fund të ishte sa për statistika.

Në Vlorë, Flamurtari barazoi 2-2 me AF Elbasanin. Ndeshja ishte e luftuar dhe e denjë për dy emra që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar. Djemtë e Nevil Dedes vijojnë të jenë në krye të renditjes, teksa një javë më parë festuan rikthimin në elitë pas nëntë sezonesh.

Te tri pikët u rikthye Vora, që mundi 3-0 Tomorin e rrëzuar zyrtarisht në Kategorinë e Dytë. Sukses i rëndësishëm për Lushnjën e Maganit, që në "Roza Haxhiu" triumfoi 2-0 ndaj Besës, duke bërë që këta të fundit të jenë në zonën e ftohtë. Tri pikë me vlerë për Kastriotin, që fitoi 3-1 ndaj Burrelit. Kujtojmë se sfida mes Korabit dhe Luzit u shty për shkak të dëborës në Peshkopi dhe do luhet të mërkurën.

Kështu, AF Elbasani dhe Bylis kanë siguruar vendet në Superligë sezonin e ri dhe janë në garë për titullin në të Parën. Deri në këto momente matematikisht një vend në ndeshjet shtesë për ekipin e vetëm që do garojë në play-off për elitën kanë siguruar Flamurtari dhe Vora, ndërkohë që në garë tre javë nga fundi janë edhe Apolonia, Korabi, Lushnja dhe Kastrioti.

Kategoria e Parë, raundi 30:

E dielë, 21 prill 15:00

Apolonia 4-1 Bylis

Flamurtari 2-2 AF Elbasani

Kastrioti 3-1 Burreli

Korabi - Luzi (shtyrë për shkak të dëborës në Dibër)

Lushnja 2-0 Besa

Vora 3-0 Tomori

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?