Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS ka publikuar renditjen me kampionatet më të forta të vitit 2023 ku përfshihen të gjitha ligat e Botës.
Bie në sy se Superliga shqiptare renditet e 41 dhe nga 2022 ka fituar 25 pozicione, ndërsa ky është edhe pozicioni më i mirë në historinë e futbollit shqiptar që jep Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll. Superliga shqiptare lë pas kampionatin slloven, sllovak, hungarez, suedez, rus apo amerikan, ndërsa vendin e parë për 2023 e mban Seria A.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)