4 ditë pas prezantimit të platformave për kryeprokuror nga Olsian Çela, Arta Marku e Fatjona Memcaj, asnjë ankimim nuk është dorëzuar në Gjykatën e Apelit Administrativ për sa i përket renditjes apo kundërshtive të tjera, raporton gazetari i Rport Tv, Arsen Rusta.
Lista pritet të dërgohet të mërkurën në Parlament, ku më pas duhet qe brenda 1 muaji të zgjedh kryeprokurorin e ri me mandat 7 vjeçar.
Një ditë pas intervistimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri publik edhe listën e pikëzimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm ku i pari në listë u rendit prokurori Olsian Çela, ndjekur nga kryeprokurorja aktuale me mandat të përkohshëm Arta Marku dhe prokurorja Fatjona Memçaj. Konkretisht Olsian Çela- 459 pikë, Arta Marku- 406 pikë, Fatjona Memçaj - 362 pikë.